LAJMI I FUNDIT:

E mashtroi se do t’ia binte një veturë nga Gjermania dhe ia mori 6,500 euro – 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Gjilan

E mashtroi se do t’ia binte një veturë nga Gjermania dhe ia mori 6,500 euro – 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Gjilan
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30  ditë të pandehurit A. B.

Ekziston dyshimi bazuar se nga data 20.01.2022 e deri më datë 30.04.2022 e në vazhdim, i pandehuri A.B. në bashkëveprim me të dyshuarin A. K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme duke e përdorur metodën e mashtrimit se kinse do t’i sjellin një veturë Golf VII nga Gjermania e kanë mashtruar të dëmtuarin B.B., të cilët bëjnë një marrëveshje për blerjen e veturës prej 9000 euro, me ç’rast i dëmtuari fillimisht si kapar ia jep 300 euro të pandehurit A. B., pastaj në vazhdimësi e mbajnë nën lajthim duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 6500 euro.

Me këto veprime i pandehuri A. B., dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Gjykata ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative, mirëpo sipas vlerësimit duke u bazuar edhe në të lartcekurat aplikimi i masave tjera më të buta do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale si dhe parandalimin e mundësisë së përsëritjes së veprës penale apo edhe të kryerjes së ndonjë vepre tjetër më të rëndë penale nga ana e të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori