LAJMI I FUNDIT:

I dyshuar për disa raste shantazhi për përfitime seksuale, kush është Altin Çoku

I dyshuar për disa raste shantazhi për përfitime seksuale, kush është Altin Çoku

Sibora Abedini, 27 vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në rrjete sociale me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton.


Altin Çoku, personi që shihni në foton e mëposhtme, dyshohet se ka shantazhuar dhe një vajzë tjetër në Laç, duke e kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime.

Në vitin 2009 ai është arrestuar pasi kërcënoi gocën e tezes se do t’i vriste të vëllanë nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Sakaq, 27-vjeçarja e cila u vetëvra këtë të hënë, dyshohet se i ka kërkuar ta heqë foton, por Çoku ka pretenduar se nuk ishte ai që e kishte shpërndarë dhe që kishte krijuar profilet false.

Edhe tezja e 27-vjeçares hodhi akuza të rënda mbi Çokun, duke thënë se është që e ka hedhur nga pallati, pasi nuk kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, i dyshuari që shpërndau foton e të resë: Ma punoi shoku i ngushtë
Lexo po ashtu Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, i dyshuari që shpërndau foton e të resë: Ma punoi shoku i ngushtë

Nga ana tjetër në një video-live në rrjetin Tik Tok, teksa bisedonte me reperin Kleviol Ahmeti, Çoku thotë se në momentin që Sibora i dërgoi foton, ai ndodhej në tualetin e një kafeneje dhe ishte shoku i tij i ngushtë që e mori foton, pasi telefonin e mbante pa kod.

Ai akuzon shokun e tij për shpërndarjen e fotos.

“A e di çfarë më ka bërë burri i huaj mua, shoku i ngushtë? Unë ishe me një shoqen timen në hotel dhe ajo bëri një foto lakuriq, kokën te gjoksi im. Më pas dola për kafe me një shokun tim dhe unë telefonin e mbaj pa kod, kur shkova në banjon e lokalit ajo goca më ka nisur foton, duke më thënë shihe çfarë foto kemi bërë në hotel. Edhe ky shoku im ka shkuar ka marrë foton dhe ia ka shpërndarë miletit, të cilët kanë hapur profil në Tik Tok. Goca e huaj e ndarë nga burri dhe ka tentuar dy herë të vrasë veten”, tha ai.

27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori