Konsumatorët kosovarë jo rrallëherë gjenden përballë një marketingu mashtrues dhe të ekzagjeruar nga shumica e dyqaneve, madje edhe ndryshim të çmimit nga vitrina, ku vendosen produktet, deri tek arka e dyqaneve përkatëse.
Kështu thonë disa qytetarë, por edhe përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Një qytetar nga Mitrovica, Burim Bajraktari, është përballur tri herë radhazi në të njëjtin dyqan me mashtrim të çmimeve.
Ai tregon se për një produkt të blerë, në arkë ka paguar sa për të blerë një pako të tërë me atë produkt.
“Pakënaqësitë e mia janë sepse në një market në Mitrovicë, kam blerë një neskafe që ka kushtuar 0.17 euro, me çmim normal dhe të qartë në vitrinë, por kur kam ardhur te arka të bëj pagesën, neskafja ka kaluar me çmimin 5.32 centë. Kjo më ka ndodhur, jo një herë, por tri herë radhazi”, tregon Bajraktari.
Se qytetarët mashtrohen në forma të ndryshme nga dyqanet tregtare në Kosovë, e thotë edhe Selatin Kaçaniku, kryetar i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kaçaniku shprehet se bizneseve private nuk i intereson konsumatori, por vetëm përfitimet materiale
“Ne e shohim se ka shumë mangësi në menaxhimin të marketeve dhe këto mangësi dhe paaftësi, natyrisht se rezultojnë me dëshpërimin e qytetarëve konsumatorë. Arsyetimet e marketeve nuk zgjedhin punë, përkundrazi sa më shumë që ato arsyetohen, puna është më keq, sepse dëshmon se ne kemi një tregti të paaftë, të pangritur, jo kompetente dhe pa fije kontrolli”, thotë Kaçaniku.
Madje, ai thotë se është bërë e zakonshme që në prag të festave, shumica e dyqaneve, nëpërmjet fletushkave të ndryshme, të paraqesin oferta për çmime të ulura të produkteve.
Edhe disa qytetarë në Kosovë thonë se dyqanet e ndryshme po e mashtrojnë konsumatorin, madje, sipas tyre, ditëve të fundit ka edhe ngritje të çmimeve.
Brahim Ferati, pensionist, thotë se bizneset vazhdimisht i shfrytëzojnë festat e ndryshme për t’i shtrenjtuar produktet e tyre.
“Pothuajse të gjithë artikujt janë shtrenjtuar. Në prag të festave, e shfrytëzojnë rastin t’i shtrenjtojnë, përveç disa pemëve dhe perimeve që tashmë janë liruar, produktet tjera janë shtrenjtuar. Kurse reklamat në fletushka, nuk i shikoj, janë mashtrime”, shprehet Brahim Ferati.
Ndryshe, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, funksionon një departament për mbrojtjen e konsumatorit.
Udhëheqës të këtij departamenti, në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike, tregojnë se vetëm gjatë vitit 2014 numri i ankesave të parashtruara ishte 186, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në këtë departament janë ankuar 114 konsumatorë.
Nijazi Shala, udhëheqës i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, bën të ditur se shumica e ankesave të qytetarëve kanë të bëjnë me mospërfillje të garancisë për produktet e blera, por edhe për mospërputhje të çmimeve.
E drejta e konsumatorit në Kosovë ka filluar të mbrohet qysh në vitin 2004.
Ndryshe, gjobat për ato kompani, të cilat identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, janë prej njëmijë euro deri në tremijë euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë