LAJMI I FUNDIT:

Dybala nuk është gati

Dybala nuk është gati

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, vazhdon të stërvitet i ndarë na pjesa tjetër e grupit, duke rrezikuar edhe ndeshjen me Milanin.

Sulmuesi argjentinas i mungon bardhezinjve që prej mesit të muajit mars dhe nuk ka ende asnjë shenjë pozitive që Dybala të zbresë në San Siro në fundjavë.

Stafi mjekësor po i tenton të gjitha mënyrat për ta rikuperuar sulmuesin në kohë, por në deklaratën e fundit thuhet se Dybala edhe nesër do të vijojë stërvitjen i diferencuar për të evituar rreziqet e mundshme.


Në rast se sulmuesi do të dështojë rikthimin në kohë, trajneri Massimiliano Allegri do të aktivizojë sërish si titullar, Mario Mandzukicin, heroin e ndeshjes së fundit kundër Empolit. /Telegrafi/