LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Liga e Kampionëve nuk është ëndërr, por objektiv

Dybala: Liga e Kampionëve nuk është ëndërr, por objektiv

Paulo Dybala nuk mendon se Juventus duhet të shikoj Ligën e Kampionëve si një ëndërr, por preferon të flas për objektivat.

Bianconerët kanë fituar Serie A për pesë vitet e fundit në radhë, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje për të shtuar trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve në kabinetin e tyre.

“Nuk më pëlqen të flas për një ëndërr, sepse në ëndërr ju zgjoheni dhe mbaron gjithçka”, ka thënë Dybala për Corriere dello Sport.


“Le të flasim për objektivat. Tonat janë për të arritur në Cardiff dhe të përpiqemi dhe bëhemi legjenda me një fitim të gjashtë radhazi të Scudettos”, përcjell Telegrafi.

“Nuk janë shumë rivalë, Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City. Ajo do të jetë e vështirë, por ne jemi atje”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/