LAJMI I FUNDIT:

Dybala kthehet në stërvitje, mund të luajë ndaj ish-klubit

Dybala kthehet në stërvitje, mund të luajë ndaj ish-klubit

Paulo Dybala është kthyer në stërvitje me Juventusin, teksa është duke u rikuperuar nga lëndimi i muskulit të këmbës.

Sulmuesi argjentinasi nuk ka luajtur për Bianconerët që nga derbi me Torinon më 20 mars.

“Paulo Dybala i është ribashkuar ekipit për këtë pjesë të sezonit”, thuhet në njoftimin e Zonjës së Vjetër.


“Ai do të vazhdojë të punojë drejt kondicionit të plotë në ditët në vijim, para ndeshjes së fundjavës kundër ish-klubit të tij (Palermo) në Juventus Stadium”, thuhet më tej.

Qëkur iu bashkua Juves për 40 milionë dollarë në verën e kaluar, Dybala ka shënuar 14 gola dhe tetë asistime në 29 ndeshje të Serie A. /Telegrafi/