Shoqata e Furrtarëve si dhe Shoqata e Sigurimeve janë dy shoqata të cilat sipas Komisionit të Konkurrencës të Kosovës, po e pengojnë konkurrencën në dëm të tregut të lirë. Kështu është shprehur kryetari i Komisionit, Osman Ejupi, gjatë nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimi me Autoritetin e Konkurrencës të Shqipërisë.
Që nga themelimi i Komisionit të Konkurrencës në shkurt të këtij viti, deri më tani janë bërë dy hetime, njoftoi kryetari Osman Ejupi. Ai tregoi se për një hetim tashmë është marrë vendim definitiv.
“Një hetim ka përfunduar dhe është marrë një vendim definitiv, ndërsa tani jemi në prag të marrjes së vendimit të dytë, i cili së shpejti do të jetë publik. Të dy rastet kanë të bëjnë me shoqata. E para ka të bëjë me shoqatën e furrtarëve, që e kemi përfunduar vendimin, kurse e dyta ka të bëjë me shoqatën e sigurimeve dhe kompanive të sigurimeve në Kosovë”, ka thënë z. Ejupi.
Ejupi njëherësh tregoi se komisioni po planifikon edhe disa procese hetimi, ndër to është edhe çështja e përqendrimeve të kompanive të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe bankat. Bankat dyshohen për marrëveshje për mbajtjen e kamatave në shkallë të lartë, të cilat nuk po ulen megjithë shtimin e konkurrencës, përkatësisht të numrit të bankave në treg.
Edhe kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës të Shqipërisë Lindita Milo-Lapi tregoi se edhe në Shqipëri kanë marrë masa për disa kompani të cilët kanë shkelur ligjin e konkurrencës.
Ndryshe, Memorandumi i Mirëkuptimit ka për synim ngritjen e efektshmërisë së këtyre dy organizmave më qëllim të njëjtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve