LAJMI I FUNDIT:

Dy kompani franceze, një gjermane dhe izraelitët në garë për aeroportin

Dy kompani franceze, një gjermane dhe izraelitët në garë për aeroportin

Gjatë ditës së djeshme është mbyllur afati i kualifikimit për kompanitë ndërkombëtare që kanë shfaqur interes për të marrë me koncesion gjatë 20 viteve të ardhshme Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Katër operatorë janë në garë për të marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Në garë për t’u kualifikuar për marrjen më koncesion të ANP-së, janë: “FRAPORT – IC”, “BOUYGUES EGIS (PAIC)”, Francë; “LIMAC AIRPORTS DE LYON”, Turqi/Francë dhe Riviera, “LR Groups Israel” nga Shqipëria/Izrael.

Konzoriciumi i kompanive franceze thuhet se kanë mbështejen e madhe të Presidentit Francez Nikola Sarkozy. Sarkozy sipas burimeve të ndryshme gjatë një takimi që ka pasur me herët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, thuhet se ka kërkuar që kompanitë franceze të marrin me koncesion ANP-në.

Lajmi për dorëzimin e ofertave nga 5 kompanitë e mëdha ndërkombëtare është bërë i ditur nga burime të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, ministri e cila ende nuk ka publikuar zyrtarisht emrat e kompanive konkurente.


Emri i kompanisë fituese për marrjen me koncesion të ANP-së do të dihet në fund të muajit dhjetor ose më së largu në muajin janar, ndërsa kompania pritet të marrë në menaxhim këtë aeroport nga muaji qershor i vitit të ardhshëm.

Kompania fituese sipas projektit duhet të investojë 85 milion euro në aeroport, duke ndërtuar një terminal të ri, një kullë të re si dhe të realizojë edhe investime të tjera.

ANP gjatë dy viteve të fundit ka njohur një rritje të fuqishme, duke cuar numrin e udhëtarëve në mbi 1.2 milion udhëtarë nga 850 mijë sa kishte në vitin 2007.

Këtë vit ANP pritet të ketë një fitim neto prej 10 milion eurove ndërsa qarkullimi i parave në këtë kompani gjatë një viti arrin në 27 milion euro.

Gjithashtu, ANP nga paratë e veta gjatë dy viteve të fundit ka invesuar rreth 50 milionë euro në investime kapitale si pista e re që ka kushtuar 16 milion euro, sistemi i ri i ndricimit 6 milion euro, sistemi i ri i sortimit të bagazhit 2.5 milion euro, blerja e 5 autobusve të rinj special për pistë prej 1.8 milionë euro, ndërtimi i VIP terminalit prej 700 mijë euro, ndërtimii dhomës së biznesit dhe shumë investime tjera në shuma më të vogla. /Telegrafi/