LAJMI I FUNDIT:

Duke filluar nga ky vit, 8 dhjetori, në Rumani do të festohet si Dita e gjuhës maqedonase

Duke filluar nga ky vit, 8 dhjetori, në Rumani do të festohet si Dita e gjuhës maqedonase

Në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore rumune, senatorë, deputet, përfaqësuesve të Shoqatës së maqedonasve në Rumani dhe të ftuarve të tjerë përfaqësuesve të pakicave të tjera kombëtare, së bashku me delegacionin maqedonas të udhëhequr nga ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë përgjegjës për diasporën Edmond Ademi u festua “Dita e gjuhës maqedonase në Rumani”, në ambientet e Klubit Diplomatik në Bukuresht, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë eveniment me fjalim u drejtuan deputetja përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun, Marina Venera Popesku, Ministri Edmond Ademi, ish-Ministri i drejtësisë dhe Punëve të jashtme të Rumanisë dhe Senator aktual, Titus Corlatean, Drejtori i Agjensionit për Imigracion, Nikola Shalvarinov, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bukuresht, Gabriel Atanasov dhe kryetarja e Shoqatës së maqedonasve, Laura Ellen Rogobete Kristescu.

Nga ajo që u tha në këtë eveniment, u konstatua që maqedonasit në Rumani përfaqësojnë një urë për bashkëpunim dhe ruajtjen e miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe kombeve si në planin institucional ashtu edhe në atë kombëtar, kulturor, gjuhësor për ruajtjen e vërtetë të identitetit, kulturës dhe ruajtjes origjinale të traditës kombëtare.


Nga përfaqësuesit e institucioneve qeveritare Rumune, prezent në këtë eveniment, informuan se nga 1 janari 2019, gjatë presidencës gjashtëmujore me Këshillin e BE-së, Rumania do të jetë bashkëbiseduesi kryesorë për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimorë në BE, ku posaçërisht kanë mbështetur aktivitetet reformuese të qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe plotësisht do të mbështetin nisjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në , në qershor të vitit 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori