LAJMI I FUNDIT:

Duan Qeveri ekonomike

Duan Qeveri ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kishte premtuar 200 mijë vende pune gjatë fushatës zgjedhore me programin e saj “Misioni i Ri”. Mirëpo keq nuk e kishte lënë as Lidhja Demokratike Kosovës (LDK), ku kishte premtuar 180 mijë. Të dyja këto parti u morën vesh që ta udhëheqin Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Mirëpo njohësit e ekonomisë vlerësojnë se këto premtime të dy partive më të mëdha duhet të bien në rrafshin real dhe të bëhen punë praktike që përmirësojnë jetën e njerëzve.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Alban Zogaj, konsideron se dy partitë më të mëdha e kanë seancën që të bëjnë diçka për të ardhmen e gjeneratave. Zogaj thotë për Tribuna se qeveria e ardhshme duhet të koncentrohet në zhvillim ekonomik duke harmonizuar premtimet që i kanë dhënë gjatë fushatës.


“Nuk janë programe kushedi sa serioze dhe ne e dimë që shumica prej atyre premtimeve të mëdha janë të parealizueshme, tash kur vjen puna tek realiteti duhet të shihen cilat prej tyre mund të realizohen dhe të dy programet duhet të harmonizohen dhe të ecim tutje me gjëra konkrete”. /Telegrafi/