LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa zbulon datat e turneut “Future Nostalgia” në Amerikë

Dua Lipa zbulon datat e turneut “Future Nostalgia” në Amerikë
Foto: Dua Lipa/Future Nostalgia

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e fundit, “Future Nostalgia”, i cili u publikua në mars të vitit 2020.

Ndonëse situata me pandeminë COVID-19 në botë ishte alarmante, albumi u mirëprit nga adhuruesit e artistes, ndërsa qëndroi në top-listat botërore me javë të tëra.

Së fundi, 26-vjeçarja ka zbuluar edhe datat e turneut botëror të vitit 2022, “Future Nostalgia”, pas një pauze të gjatë.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore u shpreh e entuziazmuar për njoftimin e turneut.

E nominuar në katër kategori, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021
Lexo po ashtu E nominuar në katër kategori, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021

Dua po ashtu njoftoi se bashkë me të do të jenë edhe disa emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai.

“Më në fund po ndodh! Ne kemi lansuar data për turneun Future Nostalgia në Amerikë. Jam shumë e entuziazmuar t’ju shoh atje dhe po sjell edhe grupin e vajzave me vete, Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës lokale”, ka shkruar Dua në postimi.

Ndërkohë, javën e kaluar Dua ka lansuar në versionin ‘remix’ këngën “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John dhe The Blessed Madonna. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori