LAJMI I FUNDIT:

E nominuar në katër kategori, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021

E nominuar në katër kategori, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021
Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Mbrëmë (e diel) në New York u mbajt ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards 2021.

Shfaqja, me nikoqire yllin Doja Cat, u transmetua në MTV e po ashtu edhe në: CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Sivjet, nga artistet shqiptare me famë botërore e nominuar ka qenë vetëm këngëtarja e popullarizuar, Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Bukuroshja me prejardhje nga Peja ishte e nominuar në kategoritë si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Me gjithë sukseset e vazhdueshme dhe çmimet e shumta, 25-vjeçarja këtë vit nuk arriti të shpërblehet me ndonjë çmim.

MTV Video Music Awards 2021: Lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu MTV Video Music Awards 2021: Lista e plotë e fituesve

Për “Këngën më të mirë të vitit” është nderuar artistja e re, Olivia Rodrigo, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” fitoi “Kiss me more”, Doja Cat dhe SZA.

View this post on Instagram

A post shared by MTV (@mtv)

Justin Bieber ndërkohë i cili kishte më së shumti nominime arriti të shpërblehet si “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Pop-i më i mirë”.

Krahas Duas, e pranishme në eveniment ka qenë edhe ylli tjetër, Rita Ora, e cila mori vëmendje me dukjen dhe stilin unik. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by MTV (@mtv)

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori