LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton më me lehtësi se që është pritur, Arbëria drejt Ligës së Parë

Drita fiton më me lehtësi se që është pritur, Arbëria drejt Ligës së Parë

Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Arbërisë si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit që po luftojnë për titull kryen punën, ndërsa Arbëria siç duket herët është dorëzuar në luftë për mbijetesë.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin gol që në minutën e 23-të me Dior Zabërxhën, i cili përfitoi nga një tollovi në mbrojtjen e Dritës.


Por nuk vonoi shumë dhe Drita barazoi rezultatin (27’) me një gjuajtje nga distanca të Festim Alidemës.

Nuk vonoi shumë dhe Drita e ktheu epërinë. Esosa Priestley Irogue shënoi për 2-1 në minutën e 33-të të ndeshjes.

Gjilanasit kishin mundësi ta shtonin epërsinë në pjesën e parë, por që nga pika e bardhë dështoi Erjon Vuçaj.

Por dilemën e fituesit Drita e zgjodhi në pjesën e dytë, kur arriti të shënojë për 3-1.

Betim Haxhimusa gjeti rrjetën nga brenda zonës, pas disa dështimeve në pjesën e parë.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Drita mori tri pikë që e ngjisin në vendin e parë.

Arbëria në anën tjetër pas fitores së Drenicës mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë, pozitë që dërgon në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori