LAJMI I FUNDIT:

Drenica rikthehet te fitoret, mposhtë me lehtësi Dukagjinin

Drenica rikthehet te fitoret, mposhtë me lehtësi Dukagjinin

Drenica është rikthyer te fitoret në BKT Superligë, pasi në xhiron e 11-të ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat të pastër 2-0.

Kuqezinjtë nga Skenderaj në këtë takim erdhën pas humbjes 2-1 nga Gjilani dhe kërkonin medoemos të riktheheshin te fitoret.

Mysafirët krijuan një rast të mirë shënimi me anë të Chibuezes, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.


Drenica në minutën e 36-të fitoi penallti, pasi Ilir Syla ndërhyu në Osman Mëziun dhe mbrojtësi i klinasve u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë i saktë ishte braziliani Denisson duke kaluar Drenicën në epërsi 1-0.

Kuqezinjtë shënuan disa minuta më vonë për 2-0 me anë të Baton Zabërgjës, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Dominimi i Drenicës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa 20 minuta para fundit shënuan edhe golin e qetësisë.

Ishte përsëri sulmuesi brazilian Denisson që realizoi një gol spektakolar për ta ngritur në 2-0 epërsinë e skuadrës së tij.

Drenica deri në fund pati edhe disa raste të mira shënimi, por që gola më nuk pati.

Me këtë fitore, Drenica ngritët në pozitën e parë në tabelë me 20 pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në vendin e tetë me 10 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Drenica e zhvillon në udhëtim te Prishtina, ndërkohë Dukagjini pret Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori