LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e FMK-së ftohen në Danimarkë

Drejtuesit e FMK-së ftohen në Danimarkë

Në postën elektronike të Federatës së mundjes të Kosovës ka arritur një ftesë nga kreu i Federatës ndërkombëtare të mundjes (FILA), Raphael Martinetti, për të përcjellë Kampionatin Botëror në mundje për seniorë që do mbahet nga data 21-27 shtator në Herning të Danimarkës.

Kryetari i FMK-së, Naim Muja, ka konfirmuar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe së bashku me sekretarin e përgjithshëm të federatës, Sylejman Shala, do të marrin pjesë në këtë aktivitet.

“Gjatë qëndrimit tonë në Danimarke do të kontaktojmë më krerët më të lartë të FILA-s që Federata e Mundjes e Kosovës të pranohet më drejta të plota në këtë institucion”, ka thënë Muja.