LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë me COVID-19, sot priten të testohen edhe rreth 15 punëtorë

Drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë me COVID-19, sot priten të testohen edhe rreth 15 punëtorë

Rreth 15 punëtor të stacionit të autobusëve në Prishtinë priten të testohen sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës (IKSHPK) nën dyshimin e infektimit me virusin COVID-19.

Kështu tha drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti i cili ka rezultuar pozitiv me coronavirus.


Hoti tha se është duke u ndjerë mirë për momentin dhe se është duke përdorur terapi të rekomanduar nga mjekët, mirëpo siç tha ai edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitiv, përcjell Telegrafi.

“Një pse e stafit të administratë do të shkojnë të bëjnë testin në IKSHPK. Jemi duke i marr të gjitha masat që të bëjmë identifikimin. Rreth 15 kolegëve të mi sot do t’ju filloj testimi. Jam mirë për momentin, jam në terapi sipas institucioneve shëndetësore, me paracetamol, vitamin C dhe anitibiotik. Të premten kam pas probleme me fyt kam menduar që është për faj të klimës. Të shtunën dhe të dielën kam qenë në pushim në Shqipëri. Të dielën edhe bashkëshortes time iu paraqiten simptoma të njëjta. Pasi kolegët e bashkëshortes ishin diagnostifikuar pozitiv me këtë virus, atëherë vendosëm të ktheheshim nga Shqipëria dhe shkuam tek doktori. Pasi bëmë testin dolëm pozitiv të dy”, tregoi Hoti.

Hoti theksoi se fatkeqësisht njerëzit janë të vetëdijshëm që janë të prekur me coronavirus dhe nuk tregojnë.

“Fatkeqësisht njerëzit që e din që janë të infektuar por janë duke e fshehur këtë gjë, dhe po të tjerët po infektohen në mënyrë të vetëdijshme dhe prandaj e kemi këtë situatë jo vetëm në Prishtinë por në krejt Kosovën”, u shpreh ai.

Edhe pse gjatë gjithë kohës siç tha ai i ka zbatuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por prapë se prapë u infektuar me virus.

“Në fakt nga 18 maji i kemi vendos masat e rrepta sipas institutit dhe kemi pas maska, kemi mbajt distancë, edhe pse kemi marr masat prapë jemi infektuar. Tash jemi me terapi deri sa të kaloj kjo. Sot i presim rezultatet për dy fëmijët që i kam”, tha Hoti.

Ai po ashtu tregoi se stacioni i autobusëve është duke punuar me kapacitet të limituara dhe se gjendja ekonomike e tyre nuk është e mirë.

“jemi duke punuar me kapacitet të limituara, po ashtu edhe transportuesit nuk kanë udhëtare siç kanë pas më herët. Më shumë kemi humbje. Besoj që një ditë do të këndellemi të gjithë, por kam frikë që kjo do të zgjas më shumë se që e kam paramenduar. Që nga 13 marsi ne e kemi ndalu funksionim tonë”.

Ai po ashtu tha se punëtorët nuk kanë marr pagë për muajin maj, dhe se presin nga institucionet kompetente që këtë t’ua rimbursojnë.

“Për muajin prill kemi pranuar një pako nga komuna e Prishtinës. Në muajin maj asamblistët e kanë aprovuar një pako të dytë nga komuna e Prishtinës por ende nuk e kemi marr. Për muajin maj punëtorët nuk kanë marr paga, ndërsa në muajin qershor ju kemi dhënë paga nga buxheti që kemi pasur. Shpresoj që punëtorët ti marrin pagat për muajin maj”, tha ndër të tjera drejtori i stacionit të autobusëve, Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori