LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët maqedonas e refuzojnë gjuhën shqipe!

Drejtorët maqedonas e refuzojnë gjuhën shqipe!

Disa drejtorë të shkollave të mesme në gjuhën maqedonase në qytetin e Shkupit, në të cilat ka edhe paralele maqedonase, kanë dhënë urdhër që në dëftesat e nxënësve të qëndrojë shtetësia ‘maqedonas’ (‘makedonsko’) e jo të shënohet shtetësia me ermin e shtetit, praktikë që ka qenë deri më tani. Profesorët dhe nxënësit të revoltuar kërkojnë që kjo shkelje ligjore dhe kushtetuese të ndërpritet

Drejtorët e disa shkollave të mesme në gjuhën maqedonase, në të cilat ka edhe paralele në gjuhën shqipe, në mënyrë flagrante shkelin ligjin duke ua imponuar nxënësve shqiptarë që të vetëquhen “maqedonas”. Sipas urdhrit të këtyre drejtorëve, në dëftesat e nxënësve pavarësisht se a janë shqiptarë apo maqedonas, në rubrikën ku shkruhet shtetësia – duhet të qëndrojë maqedonas (makedonsko), e jo Republika e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte më parë me emrin e vjetër të shtetit.


Edhe pse në të gjitha dëftesat e nxënësve për shkollat fillore dhe të mesme të lëshuara nga Inspektorati i Arsimit, e të cilat janë falas në rubrikën e shtetësisë e cila është e zbrazët, duhet të shënohet emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, por për disa drejtorë maqedonas kjo nuk vlen. Profesorë dhe nxënës të revoltuar nga këto shkolla kanë denoncuar rastin në gazetën “Koha”, duke kërkuar që në dëftesat e tyre te vendi i paraparë për shtetësinë të shkruaj emri i shtetit e jo ‘maqedonas’ (‘makedonsko’).

Më përjashtim të këtyre shkollave, në të gjitha shkollat tjera të vendit, rubrika e shtetësisë është e zbrazët dhe aty vet arsimtarët duhet t’i plotësojnë me emrin e ri të shtetit. Sikundër dihet, kjo ka qenë praktikë edhe në të kaluarën, ku po në të njëjtën rubrikë është shënuar se nxënësi është shtetas i Republikës së Maqedonisë ose është përdorur shkurtesa R.M.

“Ministria nuk mund të jep urdhër se si duhet të shkruhet në rubrikën e shtetësisë nëpër dëftesat e nxënësve. Kjo çështje është e rregulluar me ligj. Çdo prind, profesor, nxënës apo edhe gazetarë që ka informacione të tilla, duhet rastet ti praqes ne Inspektoratin e Arsimit. Kjo çështje është e rregulluar me ligj për gjuhët. Shkeljet e ligjit nuk duhet tolerohen. Çështjen e shtetësisë nuk e siguron ministria e Arsimit”, deklaruan nga Ministria e Arsimit për gazetën “Koha”. Nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit thonë se në rubrikën ku shënohet shtetësia në dëftesat e nxënësve, si edhe deri më tani duhet të qëndrojë emri i shteti, e jo ndonjë formulim tjetër. “Kjo është edhe rregull ligjore. Për të gjitha denoncimet do të veprohet”, thonë nga Inspektorati.

Një tjetër problem të cilën e ka regjistruar Inspektorati i Arsimit në disa shkolla me çështjen e dëftesave është se ato u janë shitur nxënësve, ndërkohë që të njëjtat janë falas nga Ministria Arsimit dhe Shkencës./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori