Disa viruse, përfshirë gripin, HIV-in dhe hepatitin C, mund të trajtohen me një pilulë. Por, me gjithë hulumtimet prej më shumë se një viti, një pilulë e tillë nuk ekziston ende për të trajtuar coronavirusin SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar më shumë se 18 miliardë dollarë vitin e kaluar, për të financuar kompanitë farmaceutike, që do të krijonin një vaksinë kundër coronavirusit.
Përpjekjet e tyre kanë rezultuar me disa vaksina të efektshme në kohë rekorde, përfshirë: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Tani, kur vaksinimi në SHBA dhe në disa pjesë të tjera të zhvilluara të botës ka marrë hov, Qeveria amerikane do të investojë mbi tre miliardë dollarë në një fushë tjetër kërkimi: zhvillimin e një pilule që do të luftonte coronavirusin në fazat e hershme të infektimit dhe do të shpëtonte potencialisht shumë jetë në vitet që do të vijnë.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar muajin e kaluar se do të ndajë 3.2 miliardë dollarë nga Plani Amerikan i Shpëtimit për, siç ka thënë, zhvillimin e pilulës antivirale për trajtimin e sëmundjes COVID-19.
Doktor Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, ka thënë se mezi pret kohën kur pacientët me coronavirus do të gjejnë pilula në farmaci, sapo të diagnostikohen si pozitivë apo të ndjejnë simptomat e para.
Mbështetja e Faucit për pilulat antivirale buron nga përvoja e tij në luftën kundër virusit HIV, tri dekada më parë.
Në vitet 1990, Instituti i tij ka bërë disa kërkime, që kanë çuar në disa nga pilulat e para antivirale kundër HIV-it. Pilulat që njihen si “frenues të proteazës” bllokojnë një proteinë të virusit HIV dhe mund ta mbajnë atë joaktiv për gjithë jetën.
Në fillimin e viteve 2000, shkencëtarët kanë zbuluar edhe një antiviral, të quajtur Sofosbuvir, që mund të shërojë hepatitin C gati 100 për qind.
Antivirali Tamiflu, ndërkaq, mund të shkurtojë kohën që duhet për rikuperim nga infeksioni me grip.
Në fillim të pandemisë COVID-19, pranverën e vitit të kaluar, shkencëtarët kanë nisur testimin e antiviraleve ekzistuese te pacientët me koronavirus, të shtruar në spital. Por, shumë prej këtyre testimeve nuk kanë treguar ndonjë përfitim nga antiviralët, përveç Remdesivirit.
Në tetor të vitit të kaluar, Remdesiviri është bërë medikamentu i parë – dhe deri më tani i vetmi – që ka marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA për trajtimin e sëmundjes COVID-19.
Por, në nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar kundër përdorimit të Remdesivirit, duke thënë se ai nuk ka “efekt domethënës te pacientët”.
Ekipi anti-COVID i administratës Biden, që ka marrë detyrën në janar, ka hartuar tashmë një program kushtuar pilulave antivirale. Shkencëtari kryesor i këtij ekipi, David Kessler, ka thënë se shpreson që një antiviral të jetë gati “deri në fund të vjeshtës”.
Në radarin e Qeverisë amerikane, përveç të tjerave, është edhe kompania farmaceutike Pfizer, e cila tashmë ka prodhuar një vaksinë të suksesshme kundër coronavirusit.
“Ndryshim i lojës”
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Albert Bourla, ka thënë se trajtimi antiviral mund të jetë i disponueshëm për publikun në fund të vitit 2021.
Bourla ka thënë për mediat në SHBA se kompania e tij është duke testuar dy antiviralë: një që injektohet në mënyrë intravenoze dhe një hap që pihet.
Ai ka thënë se Pfizer, megjithatë, është duke i përqendruar përpjekjet në opsionin oral, sepse, “ofron disa përparësi” – para së gjithash, nuk detyron shkuarjen në spital apo praninë e një punonjësi shëndetësor në kohën e trajtimit.
Bourla e ka përshkruar pilulën antivirale orale si “ndryshim të lojës”.
“Fundi i vitit është një kornizë e arsyeshme kohore për publikun, por varet nga suksesi i provave klinike dhe miratimi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Më shumë lajme në lidhje me medikamentin duhet të jenë në dispozicion gjatë verës”, ka thënë Bourla.
Medikamenti oral që po teston Pfizer, njihet si PF-07321332. Ai pritet të funksionojë duke e ndaluar virusin SARS-CoV-2 që të replikohet në qelizë, falë pranisë së frenuesve të enzimës që njihet si proteazë.
Tableta s’e zëvendëson vaksinën
Specialisti i sëmundjeve infektive në Spitalin e Filadelfias, Paul Offit, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe nëse medikamenti oral del të jetë efektiv, ai nuk do ta zëvendësojë vaksinën kundër coronavirusit.
“Unë mendoj se mënyra më e mirë për të luftuar virusin është parandalimi. Trajtimi është zakonisht i vështirë dhe i vonshëm”, thotë Offit, i cili ka qenë edhe anëtar i një paneli në SHBA që ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech.
Sipas tij, tabletat nuk mund ta zëvendësojnë vaksinën, andaj “parandalimi është mënyra më e mirë”.
“Tabletat janë sikur të përpiqesh të shuash zjarrin derisa digjet. Por, më mirë është të mos ketë zjarr fare. Kjo është arsyeja përse vaksinat shërbejnë si parandalim”, thotë Offit për Radion Evropa e Lirë.
Deri në fillim të muajit korrik, në të gjithë botën janë dhënë mbi tre miliardë vaksina.
Coronavirusi, ndërkohë, ka krijuar disa variante, që kanë nxitur dyshime për efektshmërinë e vaksinave. Por, zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë siguruar se shumica e vaksinave që përdoren në Perëndim, mbeten efektive. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë
Shefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet