Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk është optimist se mund të gjendet një zgjidhje kompromisi për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se Aljbin Kurti mund të bëjë çfarë të dojë sepse ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe dhe se përfaqësuesi i lartë për politikën e brendshme, Josep Borrell, nuk mund të bëjë asgjë për këtë.
Ai po ashtu tha se shpallja e zgjedhjeve në veri të Kosovës paraqet dëshirën për të shkaktuar rrëmujë dhe kaos, për çfarë Prishtina ka përkrahje.
Këto komente presidenti serb i ka bërë sot në Paris, duke folur para gazetarëve, pas takimit me Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku tema ishte Kosova dhe mënyrat për të arritur një zgjidhje kompromisi.
Siç raporton “Nova.rs”, Vuçiq ka theksuar se në këtë moment nuk sheh kompromis, sepse sipas tij “Prishtina refuzon të sillet në mënyrë racionale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Sipas mendimit të tij, përfaqësuesit evropianë nëse dëshirojnë mund ta kushtëzojnë Prishtinën, por shton se nuk duan ta bëjnë.
“Është foshnja dhe fëmija i tyre për të cilën përkujdesen. Është e qartë se gjermanët janë ata që u ofrojnë mbështetje për të gjitha aktet e jashtëligjshme, si dhe Britania e Madhe që është jashtë Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
“Çfarëdo që të bëjë Kurti, ai do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe… Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se “jemi para një situate të komplikuar”
“Në Kosovë na pret një situatë shumë të komplikuar, sidomos nga 21 nëntori, kur shqiptarët synojnë të shqiptojnë gjoba [për target ilegale]. Tema kryesore me Lajçakun dhe Borrellin ishte Kosova, madje Lajçaku qëndroi më gjatë në takim. Sigurisht, ai shqetësohet se pala kosovare nuk është e gatshme të arrijmë marrëveshje, e keni dëgjuar vetë”, tha Vuçiq.
Më tej, presidenti serb tha se “disa njerëz në Evropë presin që Serbia të gabojë, që të gjithë fajin ta hedhin mbi ne”.
“Dhe ata do të heshtin përgjithmonë. Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë vërejtje. Nëse serbët i përgjigjen ‘dhunës’ së Prishtinës, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, tha Vuçiq.
Presidenti serb, siç shkuan “N1”, ka thënë se Borel dhe Lajçak i kanë përcjellur atë se çfarë kanë biseduar më herët sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ka shtuar se ata nuk kanë qenë optimistë pas asaj bisede.
“E qëllova se cili ishte rezultati dhe ai është: asgjë”, tha Vuçiq.
I pyetur për shpalljen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ai tha se qëllimi I kësaj është dëbimi i popullit serb nga veriu i Kosovës dhe shkaktimi i trazirave dhe kaosit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker