E gjithë bota ka dëgjuar për ikonën e arteve luftarake, Bruce Lee, mirëpo ka shumë gjëra interesante nga jeta e tij, për të cilat shumë pak dihet.
Në një përmbledhje të mëposhtme, Telegrafi jua sjell disa prej tyre:
Bruce Lee ka origjinë gjermane
Gjyshi i tij ishte gjerman, ndërsa për shkak të “gjakut të papastër”, ai ka vuajtur gjatë kohës sa po ushtronte kung-fu. Kjo është arsyeja pse vijoi shkollën Wing Chun, e cila është më liberale. Në vendin e tij ishte shënjestër e abuzimeve racore, gjë që vijoi edhe në Hollywood, pasi nuk lejonin që një aziatik të luante rolin kryesor
Ishte shofer i keq
Për kinezët vlen stereotipi se janë vozitës të këqij dhe këtu përfshihej edhe Lee. Miqtë e tij shpesh thoshin se ai duhej të hiqte dorë nga vozitja.
Nuk shihte mirë
Ai ishte shkurtpamës, kjo ishte një tjetër arsye pse ushtronte Wing Chun, ku prekja dhe lëvizjet janë më të rëndësishme se shikimi.
Ishte kampion në vallëzimin ‘cha-cha’
Kur ishte në shkollë të mesme, Bruce fitoi një garë të vallëzimit, ndërsa kjo nuk mund të konsiderohej e papritur, pasi ai gjithmonë thoshte se aftësitë luftarake dhe vallëzimi janë të lidhura. Pas shkuarjes në SHBA, ai hapi një shkollë vallëzimi, ku edhe u njoftua me gruan e tij.
Shpresonte se një ditë do të rrihej me Muhammad Ali
Boksieri legjendar kishte implementuar lëvizjet e këmbëve të Lee në stilin e tij luftarak. Ndërkohë që Bruce i ndiqte me kujdes meçet e Ali dhe shpresonte që një ditë të dilte me të në ring. Ai mendonte se kanë temperament të ngjashëm dhe si dy personalitete të fuqishme do të joshnin vëmendje të madhe te publiku. Megjithatë, menaxherët e tyre asnjëherë nuk ishin pro këtij mendimi.
Ishte fanatik i stërvitjeve
Thuhet se gjatë ditës ai ushtronte deri në 5.000 goditje, në mënyrë që ta përsoste teknikën e tij. kjo tregon pse i kishte duart shumë të fuqishme.
Ishte jashtëzakonisht i shpejtë
Ky nuk është një sekret, por a e keni ditur se vendoste një monedhë në dorën e bashkëbiseduesit dhe arrinte ta zëvendësonte më një tjetër gjatë kohës sa ai e mbyllte shuplakën. Madje, kamerat e asaj kohe nuk arrinin ta kapnin shpejtësinë e tillë, për këtë arsye regjisorët i kërkonin që t’i ngadalësonte goditjet.
E ka rrahur Jackie Chanin
Në një skenë të filmit “Enter the Dragon”, ai e kap një kundërshtar për flokësh dhe ia thyen qafën. Ky personazh më vonë u bë i famshëm – është fjala për Jackie Chan. Në shumë filma të Lee, ai i kryente skenat e rrezikshme.
Konsumonte kanabis
Më saktë, hashash të Nepalit, efektet e të cilit janë më të fuqishme se të kanabisit të zakonshëm. Ai nuk tymoste, por e përtypte këtë substancë, për të cilën thoshte se ia relakson muskujt.
Ishte edhe piktor
Lee e admironte vizatimin. Dhe mund t’ia qëlloni se cilat ishin motivet në pikturat e tij.
Simboli i dragoit
Bruce kishte lindur në vitin kinez të dragoit, në ditën dhe orën e dragoit, prandaj e kishte nofkën ‘Dragoi i vogël’. Dragoi u bë simbol dhe identifikim i tij.
Nuk dinte not
Vëllai i vogël i tij dhe motra e aktorit kanë treguar se Bruce e urrente ujin dhe nuk dinte not.
Vdekja
Vdekja e tij vazhdon të jetë mister edhe në ditët e sotme, ndërsa ekzistojnë një numër i madh i teorive se si dhe pse ka vdekur. Si shkak i këtij misteri është krijuar “Mallkimi i Lee-ve”, pasi edhe djali i tij Brandon vdiq në rrethana të çuditshme gjatë xhirimit të filmit “The Crow”.
Falë tij u bë i famshëm Chuck Norris
Lee e përfshiu Chuck Norrisin në botën e filmit. Të gjithë e kanë parë luftën mes tyre në Koloseumin romak. Norris ka treguar se gjatë xhirimeve të filmit, ata vazhdimisht luftonin nëpër korridoret e hotelit dhe sigurimi nuk guxonte të ndërhynte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës