LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi i sezonit të ri me super formacion dhe rezerva luksi, pritet të jetë konkurrues në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve

Dortmundi i sezonit të ri me super formacion dhe rezerva luksi, pritet të jetë konkurrues në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmundi ka bërë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm dhe pritet të jetë një konkurrent i denjë në Bundesliga, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Pak ekipe në futbollin botëror janë po aq popullore sa Borussia Dortmund, për shumë tifozë, skuadra verdhë e zi shpesh quhen “ekipi i dytë” i tyre, për shkak të mbështetjes së tyre të mrekullueshme dhe futbollit elegant.

Fakti që ata gjithashtu shpenzojnë me mençuri në tregun e transferimeve dhe ushqejnë të rinjtë ndihmon shumë klubin gjerman.


Këto janë 30 klubet me shikueshmërinë më të madhe në Evropë – askush si Borussia Dortmund, Interi para Real Madridit
Lexo po ashtu Këto janë 30 klubet me shikueshmërinë më të madhe në Evropë – askush si Borussia Dortmund, Interi para Real Madridit

Sezonin e kaluar, Dortmundi ishte i shkëlqyeshëm, por në fund doli nga gara e titullit, duke bërë që Bayern Munich të fitojë trofeun.

Sidoqoftë, skuadra e Lucien Favre ka vepruar shpejt në tregun e transferimit për të kapërcyer hendekun ndaj Bavarezëve, duke nënshkruar me tre nga lojtarët më të mirë të Bundesligas: Thorgan Hazard, Julian Brandt dhe Nico Schulz.

Ish-idhulli i tifozëve, Mats Hummels gjithashtu është ri-nënshkruar nga Bayerni, duke shtuar përvojë më shumë dhe njohuri për skuadrën e re të Favres.

Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm

Dortmundi gjithashtu duket sikur do të mbajnë yjet e tij këtë verë, që do të thotë se tani, grupi i lojtarëve për sezonin e ri është shumë i madh dhe cilësor.

Në foton e mëposhtme mund të shihni shumëllojshmërinë të opsioneve të ira që ata kanë në pothuajse çdo pozicion në këtë moment dhe Dortmundi pritet të jetë një problem i madh sezonin e ardhshëm.

Marcos Reus, Jadon Sancho, Mario Gotze, Paco Alcacer, Hazard dhe Brandt janë disa nga më të mirat në Evropë dhe formojnë një sulm të frikshëm.

Në mbështetje të tyre kanë talent të mirë si Jacob Brunn Larsen, Marius Wolf, Maksimilian Philipp dhe ish-lojtarin e Barcelonës, Sergio Gomez.

Në mesfushë, Axel Witsel dhe Thomas Delaney janë një nga partnerët më të frikshëm dhe më të fuqishëm, ndërsa Julian Weigl dhe Mahmoud Dahoud janë zëvendësime luksi.

Në mbrojtje, Dortmundi ka filluar të duket shumë më i fortë me përforcimet e Hummels dhe Schulz, ndërsa Manuel Akanji, Abdou Diallo, Omer Toprak, Dan Axel Zagadou dhe Leonardo Balerdi do të jenë opsionet e mbrojtjes.

Dortmund kishte probleme serioze në mbrojtje sezonin e kaluar, por Schulz duhet të zgjidhë shumicën e tyre, me Raphael Guerreiro dhe Marcel Schmelzer si rezerva të tij, ndërsa në të djathtë, Achraf Hakimi do të huazohet përsëri nga Real Madridi për t’i siguruar konkurrencë të shëndetshme Lukasz Piszczekut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori