LAJMI I FUNDIT:

Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm

Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm

Borussia Dortmund e kanë nisur fuqishëm afatin kalimtar veror duke i transferuar tre lojtarë brenda 24 orëve. 

Djemtë e Lucien Favre e humbën titullin e Bundesligës në ditën e fundit të sezonit, ku e fitoi Bayern Munich me vetëm dy pikë epërsi.


Por Dortmund edhe përkundër faktit që e humbi titullin, ata janë duke u bërë gati për sezonin e ardhshëm.

Sondazh: Cila është skuadër më e mirë: Borussia Dortmundi në 2012, Monaco në 2016 apo Ajaxi në 2019?
Lexo po ashtu Sondazh: Cila është skuadër më e mirë: Borussia Dortmundi në 2012, Monaco në 2016 apo Ajaxi në 2019?

Klubi ka njoftuar nënshkrimet me Nico Schulz nga Hoffenheim, Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbach dhe Julian Brandt nga Bayer Leverkusen.

Të tre janë lojtarë që luajnë për kombëtaret e tyre dhe me emër, duke bërë sezon të mirë këtë vit.  Ajo që i bën marrëveshjet edhe më mbresëlënëse është se sa pak para i kanë shpenzuar klubi.

Gjithsesi, transferimet do t’i kushtojnë klubit rreth 66 milionë funte (75 milionë euro), që është pak më shumë se 58 milionë funtet (65 milionë euro) që i morën nga Chelsea për Christian Pulisicin.

Të gjitha lajmet nga Borussia Dortmund
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Borussia Dortmund

Secili lojtar është blerë 22 milion funte (25 milionë euro).

Schulz është mbrojtës i majtë që i përshtatet stilit sulmues të Dortmundit.

Gjerman ka pesë asistime me Hoffenheim dhe është lojtar shartues në ekipin e Joachim Lowit.

Sa i përket Hazard dhe Brandt, ata dy janë ndër mesfushorët më të mirë të Bundesligës që dinë të sulmojnë.

Hazard shënoi 10 herë dhe asistoi 10 më shumë në 33 ndeshje me Monchengladbachin.

Brandt nuk ishte larg, duke shënuar shtatë herë, duke ndihmuar me 11 asistime.

Duke ia shtuar edhe emrat e Marco Reus, Paco Alcacer dhe Jadon Sancho, sulmi i tyre do të jetë i frikshëm.

Mbetet të shihet se a do të munden t’i japin fund dominimit të Bayernit në sezonin 2019/20. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori