LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet Greqia, pranon kushtet e BE-së dhe FMN-së

Dorëzohet Greqia, pranon kushtet e BE-së dhe FMN-së

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka deklaruar se do të pranojë kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë me disa ndryshime si pjesë të shtyrjes së paketës së tanishme të ndihmës dhe kërkesës për një paketë të re nga mekanizmi Europian i stabilizimit

Tsipras tha se do të pranojë reformat për tatimin e vlerës së shtuar në vend por me një ndryshim për ishujt grekë, për të cilët TVSH duhet të jetë 30 % më pak se për pjesën tjetër të vendit. Për çështjen e pensioneve, Tsipras deklaroi se masat për kërkesën për ta ngritur moshën e daljes në pension në 67 vjeç nga viti 2022, të fillojnë në tetor të këtij viti dhe jo menjëherë. Kërkesat e kryeminstrit grek pritet të diskutohen sot rreth orës 15:30 në mbledhjen e krerëve të eurozonës.

Deklaratat e Tsipras ndikuan menjëherë në bursa të cilat patën rritje, ku më e madhja ishte në bursën e milanos me 2.2%.


Vëmendja e Greqisë është kthyer tek Banka Qëndrore Europiane prej së cilës pret një ndihmë emergjente ndërkohë që është në vështirësi për të paguar pagat dhe pensionet. BQE ka dërguar rreth 89 miliardë euro për bankat greke në muajt e fundit, por refuzoi një kërkesë të qeverisë greke në fundjavë për një ndihmë prej 6 miliardë eurosh. Rreth 1 mijë banka në të gjitha vendin do të jenë të hapura sot vetëm për pensionistët të cilët mund të tërheqin deri në 120 euro, por do të jenë të mbyllura deri të hënën për këdo tjetër.

Ministri Italian i financave, Pier Karlo Padoan deklaroi se profili i borxhit grek është më pak shqetësues se sa zakonisht përshkruhet dhe ajo çka i duhet Greqisë është të rikthehet tek rritja ekonomike. Padoan tha se mundësitë për një marrëveshje janë ende të hapura. Çështja e Greqisë pritet të diskutohet edhe në parlamentin gjerman. Ndërkohë që aktiviteti i manifakturave greke ka pësuar rënie për të dhjetin muaj me rradhë, për shkak të një rënieje të fortë në kërkesat për eksport. Në sondazhet e fundit për votën e referendumit, një vote kundër paketës së kreditorëve paraqitet në 54 përqind ndërkohë që vota pro është 33 përqind dhe të tjerët të pavendosur.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori