LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen raportet e auditimi për 2008

Dorëzohen raportet e auditimi për 2008

Më datën 31 Gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka prezantuar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2008 Kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Zt. Gani Koci- dhe atë me kohë për herë të parë.

"RVA është një shtyllë e rëndësishme për Qeverisje të Mirë. RVA relevant dhe i prezantuar me kohë i lejon Kuvendit të mbaj Qeverinë si llogaridhënës mbi atë se si ata kanë arritur ta realizojnë buxhetin. Po ashtu ky raport i shërben nevojave të qytetarëve si dhe komunitetit ndërkombëtar që të kenë një vlerësim të pavarur të administrimit nga ana e Qeverisë", thuhet ne komunikaten e ketij institucioni.

Auditori i Përgjithshëm shpreh Opinionin e Auditimit nëse Pasqyrat e Konsoliduara Financiare Vjetore të Qeverisë paraqesin ‘ një pamje të drejtë dhe të vërtetë të situatës financiare të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës’ dhe pikëpamjen e tij në cilësinë e menaxhimit financiar në realizimin e buxhetit.
RVA reflekton po ashtu edhe Zhvillimin e ri Strategjik të iniciuar nga Auditori i Përgjithshëm. /telegrafi/