LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Grabovcit, një pikë uji në detin e korrupsionit

Dorëheqja e Grabovcit, një pikë uji në detin e korrupsionit

Analistë të skenës politike dhe ekspertë të kësaj fushe janë të mendimit se dorëheqja e ofruar nga Adem Grabovci prej postit të shefit të Grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës është një akt qesharak nga ana e të ashtuquajturit “shefi i shefave”.

Sipas njohësve të kësaj fushe, Grabovci përveç dorëheqjes së ofruar do të duhej që të tërhiqet në tërësi nga skena politike kosovare dhe atë së bashku me shumicën e shokëve të tij partiakë të PDK-së dhe të LDK-së, por edhe të partnerëve të tyre të tjerë që janë të involvuar në krimet e pasluftës.


Analisti politik Nexhmedin Spahiu tha se vendimi i deputetit Grabovci për të dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit parlamentar të PDKsë të paktën mund të konsiderohet se është një gjest moral, por nuk është ndonjë gjë shumë e madhe, pasi bëhet fjalë për një post partiak dhe jo për një post shtetëror.

Jep dorëheqje Adem Grabovci
Lexo po ashtu Jep dorëheqje Adem Grabovci

“Dorëheqja e Grabovcit është vetëm një gjest simbolik dhe si i tillë mund të konsiderohet si një gjest i mirë nga ana e tij”, tha ai.

Sipas Spahiut, veprimi i tij është një gjest “më mirë pak sesa hiç”. Ai vlerëson se po të kishte një reflektim sadopak në skenën tonë politike shumë veta nga krerët e spektrit politik aktual do të duhej që të jepnin dorëheqje nga ato veprime të këqija.

Ndërsa juristi dhe analisti Blerim Burjani tha për “Kosova Sot” se dorëheqja e Adem Grabovcit nuk e prish balancën funksionale të PDKsë, ngase vjen një shef tjetër dhe vazhdon me punën e tyre atje ku ka mbërritur Adem Grabovci, me listën e punësimit të njerëzve të partisë.

“Duke e ditur se PDK-ja është një parti politike, e cila mbijeton në saje të privilegjeve partiake që u bën njerëzve-servilëve, të cilët kryejnë punë për shefa dhe së këndejmi kjo asgjë nuk do të thotë, sepse pra kjo nuk e ndalë procesin, por caktohet dikush tjetër për t’u marrë me punë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me kodin penal të Kosovës, pra me keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, tha ai.

Analisti Burjani thotë se e drejta në punë është një e drejtë elementare për të siguruar ekzistencën dhe zhvillimin e mirëqenies së individit dhe shoqërisë. Sipas Burjanit, pa trajtim të barabartë ligjor nuk ka bazë të shëndoshë dhe rrezikon qenien njerëzore, dhënie prioritete punësim me parën publike dhe pa përmbushur kritere quhet keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Ai sqaroi se me Kodin Penal të Kosovës thuhet, në nenin 65 dhe nenin 66 pika 1,2,3, kur zyrtari keqpërdor pozitën, pastaj pjesa e kodit ku flet për dhënie përparësi që cenon statusin e barabarte të qytetarëve që ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare, shih nenin 193 pika 1 te kodit penal, pastaj në nenin 222 pika 1 cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë ku thuhet decidivisht: “Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet dhe pika e këtij neni ku thuhet: Kushdo që nuk vepron në pajtim me legjislacionin mbi të drejtat e personave të papunësuar dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që atyre u takojnë,dënohet me dënimin nga paragrafi 1 i këtij neni, pra nuk mund të thuhet se “punësimi familjar apo nepotist, apo partiak është i ligjshëm”, pra kjo është shkelje e barazisë para ligjit dhe se çfarëdo gjëra tjera që mund të ndodhin në fushën e dhënies së përparësisë paraqet vepër penale, duke shkaktuar diskriminim në punësim”, shkruan Kosova Sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori