LAJMI I FUNDIT:

Donadoni: Mutu mund ta udhëheqë skuadrën

Donadoni: Mutu mund ta udhëheqë skuadrën

Trajneri i Napolit, Roberto Donadoni, ka konfirmuar interesimin skuadrës së tij për sulmuesin e Fiorentinas, Adrian Mutu.

Edhe pse rumuni disa herë e ka cekur se nuk dëshiron të largohet nga Viola skuadra të shumta janë të interesuara për të, kështu që Napoli duhet të përballet me konkurrencën e Wolfsburg, Zenit St. Petersburgut, Shakhtar Donetsk dhe Besiktas për ta transferuar ish-sulmuesin e Chelseat.

“Ai është një lojtar karizmatik, i cili mund ta udhëheqë skuadrën. Nëse planifikojmë të kemi rezultate dhe të fitojmë trofe, atëherë duhet të transferojmë lojtarë si Mutu”, ka thënë Donadoni për Prosport.ro.