LAJMI I FUNDIT:

Dollari vijon dobësimin

Dollari vijon dobësimin

Lajmi i gazetës britanike "The Independent" që pretendon se vendet prodhuese të naftës po komplotojnë për të zëvendësuar dollarin amerikan, solli reagimin e menjëhershëm të këtyre të fundit

Vendet e përmendura ne artikull mohojnë të jenë duke thurur plane për zëvendësimin e dollarit amerikan si monedhën kryesore në tregtinë globale të naftës.

Por ndërhyrja e tyre nuk e frenoi dot dobësimin e dollarit kundrejt monedhave të tjera kryesore, ndërkohë që çmimi i naftës dhe sidomos ai i arit arritën sot një nga nivelet me të larta.

I prekur prej kohesh nga ekonomia e dobët dhe një valë borxhesh në rritje, dollari amerikan pësoi një goditje të fuqishme nga lajmi i gazetës britanike. Associated Press citoi një zëdhënës të kryeministrit rus Vladimir Putin të ketë thënë se shkrimi i gazetës nuk është serioz. Por dëmi tashmë mund të jetë bërë.


Monedha e gjelbër u zhvlerësua menjëherë përballë monedhave të tjera kryesore, përfshi euron dhe jenin japonez.

Kjo nuk është hera e parë që e ardhmja e dollarit si monedhë përparësore në botë është vënë në pyetje – jo vetëm ne çmimet e naftës, por edhe si monedhe botërore rezervë.