LAJMI I FUNDIT:

Doganat, shpejtë do të vendosemi ne veri

Doganat, shpejtë do të vendosemi ne veri

“Shpresoj shumë shpejtë do të vendosemi ne veri. Ne këtë kohë kemi kaluar në bashkëpunim me EULEX-in, i cili ka qenë për ngritjen e kapaciteteve teknike, vendosjen e sistemit të ri, dhe tash jemi në ngritje të infrastrukturës që është shkatërruar vitin e kaluar”, tha Huruglica.

Punëtorët e Doganave të Kosovës pritet që shumë shpejtë të kthehen në pikat doganore në veri të vendit.

Kjo u tha të mërkurën, pas një takimi që Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pati me drejtorin e Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ku u bisedua për vështirësitë që po kalon ky dikaster dhe për punën që e pret në të ardhmen.

“Pas pavarësimit të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare do të shkohet sigurisht edhe në marrëveshje bilaterale në mënyrë që të garantohet një stabilitet i qëndrueshëm i këtij institucioni të rëndësishëm për Kosovën”, tha Sejdiu.


Drejtori i Doganave të Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se kur do të vije koha që doganierët kosovarë të kthehen në pikat në veri të Kosovës, tha se kjo gjë do të ndodhë së shpejti. /Telegrafi/