LAJMI I FUNDIT:

Doganat e ATK-ja mbledhin mbi 835 milionë euro

Doganat e ATK-ja mbledhin mbi 835 milionë euro

Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë treguar të suksesshme sa i përket mbledhjes të të hyrave pavarësisht se nuk janë shtrirë të terë territorin e Kosovës.

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se këto dy institucione deri më 30 nëntor të këtij viti kanë kontribuar më shumë se gjatë tërë vitit 2009. Doganat dhe ATK-ja kanë vjelë mbi 835 milionë e 531 mijë euro, ose 2.4 për qind më shumë se sa më 2009.

“Dogana e Kosovës deri në fund të nëntorit ka vjelë 632 milionë e 384 mijë euro, përderisa vjet deri më 31 dhjetor ka kontribuar me 634 milionë e 146 mijë euro. Përmes Administratës Tatimore të Kosovës për njëmbëdhjetë muajt e sivjetmë në buxhet janë arkëtuar 203 milionë e 147 mijë euro, kurse gjatë tërë vitit 2009 ka vjelë 181 milionë e 659 mijë euro”.

Sipas këtyre ecurive, pritet deri në fund të vitit të dyja, në arkën e shtetit të sjellin 10 për qind më shumë të hyra se vitin e kaluar. “Rritja ka ardhur falë zgjerimit të bazës tatimore, kontrollit më të kujdesshëm dhe punës së shtuar në terren”, thotë MEF-i.


Po ashtu, këto rezultate janë të lidhura ngushtë edhe me ndryshimet e politikave fiskale të iniciuara nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave dhe të miratuara nga Qeveria e Kuvendi. Që nga janari i vitit 2010 janë zvogëluar disa norma tatimore dhe Kosova tash është një ndër vendet me taksa e tatime më të favorshme në rajon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori