LAJMI I FUNDIT:

Dogana tejkalon planin , mbledh 531 milion euro

Dogana tejkalon planin , mbledh 531 milion euro

Doganat e Republikës së Kosovës të cilat edhe nga raporti i Progresit të Bashkimit Evropian janë cilësuar si institucioni me i mirë në Kosovë deri me tani ka tejkaluar planin dhe ka mbledhur mbi 531 milion euro.

Drejtori i Doganave të Republikës së Kosovës Naim Huruglica ka thënë se tani për tani dogana ka arritur te mbledh 99 për qind të planit. “Ne shpresojmë që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje ta realizojmë planin 100 për qind”, ka theksuar Huruglica.

Plani sipas tij ka qenë mjaft ambicioz duke marr për bazë atë se efektet e krizës financiare që kanë goditë çdo shtet në regjion dhe duke përfshi në këtë rast edhe Kosovën.

Mirëpo siç ka potencuar ai realisht planifikimi i të ardhurave ka qenë diku për 40 milion me i madh së vitin e kaluar e që do të janë 645 milion euro.


“Tani që po flasim sipas raportit të javës së 45 e që është 8 javë para përfundimit ne veç e kemi arrit të mbledhim diku 531 milion euro apo shprehur në shifra është 82 për qind dhe sipas gjitha gjasave në presim deri në fund të vitit do të përfundoj deri 100 për qind të planit”, ka theksuar z. Huruglica.