LAJMI I FUNDIT:

Dogana dhe ATK-ja mbledhin 564 milionë euro

Dogana dhe ATK-ja mbledhin 564 milionë euro

Dy institucionet kryesore që kontribuojnë në buxhetin e shtetit, Dogana dhe Administrata Tatimore, deri në javën e tretë të muajit gusht kanë arritur të grumbullojnë 564.9 milionë euro.

Doganat e Kosovës kanë rritur të realizojnë planin e të hyrave, edhe pse në fillim të vitit kishte ngecje në grumbullimin e të hyrave. Deri në javën e 34-të të vitit Doganat e Kosovës kanë grumbulluar 426.6 milionë euro.

“Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër është 12 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar apo 45.7 milionë euro më shumë”, ka deklaruar Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, njofton Koha. Nëse grumbullimi i të hyrave vazhdon në të njëjtin trend, sipas tij, do të kalohet plani i të hyrave.

“Në krahasim me projeksionin për vitin 2010, që është 702 milionë euro, ne kemi mbledhur deri tani 99 për qind të planifikimit, pra mund të thuhet se sipas këtyre trendeve, Dogana do të arrijë të tejkalojë projeksionet buxhetore për vitin 2010, që është një lajm i mirë për buxhetin e Kosovës”.


Edhe Administrata Tatimore e Kosovës, që është kontribuuesi i dytë në buxhetin e shtetit, ka arritur të realizojë rreth 60 për qind të planit të hyrave për vitin 2010. Hava Ademi, zëdhënëse në ATK, ka thënë se te hyrat në ATK deri më datën 23 gusht 2010 janë 138.3 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori