LAJMI I FUNDIT:

Dogana afro 500 mijë euro për mirëmbajtje të veturave

Dogana afro 500 mijë euro për mirëmbajtje të veturave

Dogana e Kosovës ka planifikuar të shpenzojë hiq më pak se 457,061.10 euro vetëm për servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve të Doganës.

Ky institucion taksambledhës në kufi, i cili është burimi kryesor i mbushjes së buxhetit të vendit, këtë shumë të mjeteve do ta shpenzojë në 36 muajt e ardhshëm.

Në publikimin e dhënies së kontratës nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik saktësohet se kontratën për servisim dhe mirëmbajtje të veturave të Doganës së Kosovës e ka përfituar kompania “LTG Kosova” L.L.C., në mesin e 9 operatorëve ekonomik sa kishin ofertuar për këtë tender.


Më 10 mars të këtij viti kontratën e ka fituar kompania “LTG Kosova” L.L.C., ndërsa nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 24 mars.

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), zbatimi i kontratës fillon posa ajo të nënshkruhet nga të dyja palët kontraktuese dhe nuk do të ketë kohëzgjatje më shumë se 36 muaj. Lënda e kontratës është: “Ofrimi i shërbimeve të servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve të Doganës së Kosovës”. /KosovaLive/Telegrafi/