LAJMI I FUNDIT:

Ditë të zeza për ekonominë Europiane

Ditë të zeza për ekonominë Europiane

Ekonomia evropiane po përjeton ditët e saj më të zeza. Frika që kriza e borxhit grek të përhapet në vendet e tjera të eurozonës u intensifikua të mërkurën kur Spanja pësoi një ulje borxhi sipas agjencisë së njohur të vlerësimit ekonomik "Standard & Poor" duke e çuar euron në nivele më të ulëta kundrejt dollarit.

Frika e borxhit grek i dha Spanjës një goditje në përpjekjet e saj për të mos u infektuar nga Greqia. Sipas "Standard & Poor" nga kjo sëmundje nuk do të shpëtojë as Portugalia.

Kreu i organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i krahasoi krizat e borxheve me virusin Ebola. "Nuk është problemi tek sëmundja ngjitëse. Sëmundja ngjitëse tashmë është përhapur…", thotë Angel Gurril.

"Kjo është si virusi Ebola. Kur mendon se ia dole mbanë, të shfaqet domosdoshmëria e këputjes së këmbës në mënyrë që të shpëtosh".