Gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rreth funksionimit të partneriteteve publiko-private, bizneset nga sektori privat diskutuan rreth kushteve, parimeve dhe dispozitave që dalin nga ky Projektligj në rregullimin e Partneriteteve Publiko-Private (PPP) me ndikim në sektorin privat.
Konsulenti i biznesit, Ramis Ahmetaj, tha se ky Projektligj synon të adresojë çështje të cilat janë problematike në lidhje me partneritetet publiko-private (PPP) si pronësia mbi projektin, teknologjia e transferueshme nga sektori publik në atë privat, si dhe kohëzgjatja e planifikimit të projektit, duke përfshirë këtu hapësirën fiskale.
Ahmetaj tha se përcaktimi i një vlere minimale të projekteve të cilat do të kualifikoheshin për PPP do të mirëpritej sepse projektet në vlera të ulëta monetare nuk paraqesin interes publik dhe paraqesin rreziqe të shumta.
Drejtori i Departamentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat nga Ministria e Financave, Ilir Rama, tha se Projektligji parasheh kritere specifike të cilat do të ndikojnë në rritjen e fleksibilitetit në kontrata, si dhe zgjidhjen e problemit rreth kohëzgjatjes së madhe të aprovimit të projekteve.
Ai përmendi bashkëpunimin me sektorin privat si kyç në adresimin e çështjeve të rëndësishme për zbatim më të mirë të dispozitave të ndryshme, duke përmendur se ndihma e dhënë nga sektori privat përmes rekomandimeve gjithmonë është reflektuar në strukturim më të mirë të ligjeve nga ana e institucioneve relevante.
Rama tutje shtoi se përmes këtij Projektligji kanë propozuar mes të tjerash rikthimin e ofertave të pakërkuara, si dhe adresimin e mungesës së kapaciteteve të menaxhimit të projekteve nga ana e institucioneve relevante. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre