LAJMI I FUNDIT:

Diskutohen propozim-vendimet e projektit të TC “Kosova e Re”

Diskutohen propozim-vendimet e projektit të TC “Kosova e Re”

Kryesuesit e ministrive, zyrave të rregullatorëve, përfaqësues të institucioneve dhe donatorëve të cilët veprojnë në Kosovë, si dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të energjisë dhe minierave janë takuar dy herë gjatë kësaj jave për të diskutuar pikat kyçe dhe propozim-vendimet lidhur me procesin që do të sigurojnë investime në realizimin e projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MEM-it, propozim-vendimet të cilat janë aktualisht duke u diskutuar do të specifikojnë modalitetet lidhur me madhësinë dhe teknologjinë e blloqeve, kapacitetin e termocentralit, zhvillimin e minierës së re, pjesëmarrjen, kontratat dhe garancitë të cilat duhet specifikuar për implementimin e projektit përmes investitorit privat, i cili pritet të përzgjidhet përmes tenderit, nga lista e ngushtë e katër ofertuesve të para-kualifikuar.

“Anëtarëve të komitetit drejtues u janë prezantuar propozim-vendimet dhe rekomandimet për zgjedhjen më të mirë për ndërtimin e “Termocentralit Kosova e Re”. “

Propozim-vendimet sipas MEM-it, bazohen në studimet e teknike profesionale të përgatitura nga kompanitë prestigjioze, rezultatet e proceseve të konsultimit, si dhe analizave ligjore dhe financiare të përgatitura nga këshilltarët e projektit.


“Gjatë këtyre diskutimeve janë marr parasysh edhe propozimet dhe shqetësimet e shoqërisë Kosovare.

MEM ka njoftuar se në të dy takimet nuk ka pas vendime dhe se procesi i vendimmarrjes për zgjedhjen më të mirë rreth këtij projekti përfshinë disa hapa ku hapi aktual ka të bëjë me përgatitjen e vendimeve të cilat do të udhëzojnë këshilltarët e projektit në mënyrë që të finalizojnë draft dokumentacionit e tenderit”.

“Gjatë këtyre dy ditëve është bërë e qartë se termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet në përputhshmëri të plotë me standardet mjedisore të BE-së si dhe do të udhëzohet nga politikat e Bankës Botërore për të trajtuar çështjet sociale”.

Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë javës së tjetër kur pritet të finalizohen udhëzimet e Komitetit Drejtues të Projektit drejtuar këshilltarëve të projektit në mënyrë që draft dokumentacioni i tenderit te përgatitet sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori