LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi mbi pagën minimale – a duhet të ndryshohet kjo në Kosovë?

Diskutimi mbi pagën minimale – a duhet të ndryshohet kjo në Kosovë?
Foto: Ilustrim

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

E për këtë, tashmë në vitin 2021 është planifikuar rritje.


Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro.

Megjithatë, rreth kësaj çështje po ka diskutime të ndryshme.

Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, thonë se kjo page minimale nuk është e mjaftueshme dhe po kërkojnë që deri në fund të vitit paga minimale të jetë 350 euro.

Në anën tjetër, Lorika Tahiri nga Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve KAMA, për “7 Ditë me Panxhën”, thotë se me rritjen e pagës minimale bizneset që merren me tekstil do të kenë vështirësi t’i paguajnë punëtorët, gjë që mund të dërgoj në humbjen e vendeve të punës nga të punësuarit e këtij sektori.

Ndërsa ekonomisti Alban Zogaj, tregon për ndikimet që mund të ketë ngritja e pagës minimale në aspektin ekonomik dhe pasojat që duhet pasur parasysh. /Telegrafi/