LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov për metodologjinë e re të BE-së: Presim fitore të dyfishtë, nuk frikësohemi nga vendosja e kthyeshmërisë

Dimitrov për metodologjinë e re të BE-së: Presim fitore të dyfishtë, nuk frikësohemi nga vendosja e kthyeshmërisë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ka reaguar pas daljes në opinion të metodologjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Dimitrov thotë se shtetet e rajonit nuk duhet të frikësohen nga vendosja e kthyeshmërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I mirëpresim përpjekjet e Komisionit Evropian për të përmirësuar procesin e pranimit. Metodologjia e re kontribuon në dimensionin e forcuar politik, por edhe në më shumë dinamizëm, parashikueshmëri dhe besueshmëri të procesit. Ne besojmë se kjo qasje e rinovuar do të rezultojë në një fitore të dyfishtë në javët e ardhshme: hapjen e negociatave së bashku në një proces të përparuar”.


“Ne në rajon nuk kemi pse të frikësohemi nga vendosja e kthyeshmërisë. Mbi të gjitha, procesi i hyrjes ekziston për të shndërruar realitetet për të mirë. Më shumë përfitime për reformatorët dhe më shumë sanksione për ata që kthehen në bazë të një vlerësimi objektiv të besueshëm të përparimit është një hap përpara. Është koha e fundit për të filluar konkurrencën e shëndetshme të reformave në rajonin tonë”, thotë Dimitrov.

Sipas metodologjisë së re, parashihet që procesi të jetë më efikas, më parashikues, më me vlera – i bazuar në kritere objektive, por në të njëjtën kohë edhe i kthyeshëm.

Komisioni Evropian propozon që kapitujt për negociata të vendosen në 6 grupe tematike, me çka do të mundësohet fokus më i madh i sektorëve kyç në dialogun politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori