LAJMI I FUNDIT:

Dimër i rëndë energjetik

Dimër i rëndë energjetik

Sasia e plotë e prodhuar nga KEK-u këto ditë është rreth 630 MWh. Vlerat e konsumit ndryshojnë, varësisht prej nevojës së konsumatorëve për energji elektrike, duke kaluar shpesh 900 MWh.
Riparimet në blloqe nuk garantojnë furnizim të mjaftueshëm.

Ndonëse zyrtarët e KEDS-it thonë se gjendja aktuale e furnizimit me energji elektrike nuk është e keqe, ekspertët dhe specialistët e fushës së energjetikës janë në alarm dhe dyshojnë se edhe sivjet gjatë dimrit Kosova do të përballet me një krizë energjetike.

Ndërkaq, ndër indikatorët që do të ndikojnë në këtë krizë janë shtrenjtimi i energjisë, shpërthimi në KEK dhe situate jo e mirë energjetike edhe në Shqipëri. /Kosova Sot/Telegrafi/