Në vitin 1949, SHBA shihte dhe analizonte disavantazhet edhe avantazhet në njohjen e regjimit të Enver Hoxhës, duke u nisur nga bisedat jozyrtare me Behar Shtyllën, ministër shqiptar në Francë.
Nëpunësit skrupulozë të delegacionit amerikan në OKB me seli në New York kanë hartuar disa përkujtesa (memo) për Departamentin e Shtetit rreth negociatave me emisarin personal të kreut të Tiranës, që ishte njëkohësisht kryeministër, ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, natyrisht edhe shef i partisë komuniste.
PSE KJO PËRÇAPJE NË KËTË KOHË?
Autori i dokumentit vë në dukje më 16 maj 1949 “se Qeveria shqiptare dëshiron të diskutojë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mund të jetë e gatshme të përmbushë kushtin (pranimin e detyrimeve të traktatit të para luftës)”. Drejtori i zyrës së Çështjeve Evropiane i shpreh ndihmës-sekretarit të Shtetit për Çështjet e OKB-së pasigurinë “pse kjo përçapje po bëhet në këtë kohë”.
Por, me sa duket, nisur dhe nga fakti se rreth tre muaj më parë, më 22 dhe 23 mars, kreu i gjithpushtetshëm i Tiranës, Enver Hoxha, kishte bërë takime me ministrin e jashtëm sovjetik Vishinski dhe kryeministrin Stalin, diplomati amerikan Hikerson thotë se përçapja në SHBA “mund të supozohet se është bërë me pëlqim dhe ndoshta me sugjerim të sovjetikëve”.
KRITIKAT
Nga ana e vet, Hikersoni rreshton dy nga disavantazhet e mundshme që mund të sillte vendosja e marrëdhënieve diplomatike më 1949: nuk do të pranohej nga elementët anti-Hoxha në Shqipëri si dhe nga grekët.
Në këtë vend mund të ketë disa kritika pasi njohja do të konsiderohej si shenjë në favor të një qeverie veçanërisht të neveritshme”. Nga ana tjetër, gjithsesi Hikersoni thotë se “vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të na mundësonte mbrojtjen e shtetasve amerikanë më mirë se mund ta bëjmë aktualisht. Do të kishte gjithashtu avantazhe, nga pikëpamja e informacionit dhe mundësive të veprimit që ne nuk i kemi tani.
Në gjendjen aktuale në Ballkan, dhe veçanërisht në Shqipëri, që është një pikë e dobët në sferën sovjetike, prania e një misioni të SHBA-së në Shqipëri mund ishte shumë e dobishme”.
HATËRMBETJA E ANGLEZËVE
Botuesi i korpusit të dokumenteve origjinale diplomatike amerikane nxjerr në spikamë dhe faktin se “më 23 maj 1949, një zyrtar i Ambasadës britanike në Washington informoi Departamentin e Shtetit se regjimi shqiptar nuk kishte bërë asnjë përçapje pranë qeverisë britanike lidhur me vendosjen e mundshme të marrëdhënieve diplomatike”.
Hatërmbetja e “Luanit britanik” me Tiranën shkonte deri atje sa Britania nuk e konsideron të dëshirueshme të vendosë marrëdhënie normale diplomatike me Shqipërinë për shkak të: 1. ndihmës së Shqipërisë për gueriljet greke; 2. aksionit të Shqipërisë kundër anijeve britanike në Kanalin e Korfuzit në vitin 1946 dhe mospranimit nga ana e saj për të paguar dëmshpërblimet e kërkuara; 3. reagimit të mundshëm negativ të opinionit publik në Britaninë e Madhe dhe Greqi ndaj çdo lëvizjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë; 4. faktit se regjimi i Hoxhës ishte në një pozitë shumë të dobët dhe nuk do të duhej të fuqizohej në asnjë mënyrë, materialisht apo psikologjikisht”.
UASHINGTONI NUK JA PRISH LONDRËS
Washingtonit nuk ia prishte qejfin Londrës (“si zor mund të merret në shqyrtim vendosja e marrëdhënieve diplomatike e shkëputur nga problemet e relatuara, të tilla si roli i Shqipërisë në luftën civile në Greqi, dështimi i saj për të bashkëpunuar me OKB-në, etj”), por Tiranës nuk ia preu me sëpatë të madhe. Më 16 maj rekomandohej të informohej Shtylla “që ne do të marrim në konsideratë çdo pikëpamje që mund të dëshirojë të paraqesë më vonë” dhe se “në përgatitjen për shkëmbime të mëtejshme dhe formulimin e pozicionit të Departamentit për këtë çështje, duhet të ruajmë qëndrimin … fleksibël, duke pasur parasysh avantazhet, në parim, e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë”. Prandaj “t’i thuhet Shtyllës jozyrtarisht sot se nuk mund të presë përgjigje të menjëhershme për kërkesën e tij, dhe se nuk ka arsye që ai të vonojë kthimin në Paris për këtë shkak”. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova