LAJMI I FUNDIT:

Dilaver Kryeziu: Mjeshtri i koreografisë

Dilaver Kryeziu: Mjeshtri i koreografisë

Arti i kërcimit është njëri nga artet më të bukura dhe më tërheqës. Një paraqitje publike zakonisht mirëpritet, pëlqehet e duartrokitet, komplimentohet, por pas këtij shkëlqimi, vazhdon puna për përgatitjen e koreografisë së radhës, sikur për të treguar se, kënaqësia e arritur, t’ia lë vendin një projekti tjetër.

Këtë përjetim po e ndan me ne, koreografi i mirënjohur prof. Dilaver Kryeziu, koreograf i Ansamblit Akademik, drejtori më i suksesshëm i Ansamblit Shtetëror “Shota”, i cili shumë shfaqjeve u ka dhënë shpirt, ndjenja dhe pavdekësi.


Prof. Kryeziu, vazhdon të jetë po ai simbol i valles shqiptare të traditës, po ai kërcimtar i shquar. Ndonëse vitet kalojnë, ai ende është i freskët duke dëshmuar një vullnet të paepur për punë dhe rezultate të reja, qoftë si koreograf e valltar, poashtu edhe si pedagog universiteti.

Prof., jeni një artist mjaft i veçantë. Është e lindur kjo gjë te ju, apo është më tepër arritje e punës së madhe?
Këtë punë të mirëfilltë e kam të lindur nga Zoti, pasi që me prejardhje jam nga krahina e Anamoravës, gjegjësisht Karadaku, vendi i traditës së valles, ku edhe sot ruhet me fanatizëm dhe me një punë sistematike e të mundimshme.

Si ju lindi dashuria ndaj vallëzimit dhe kur e kuptuar që bash vallëzimi është ai që ju plotëson dhe të cilit do t’i përkushtoheni?
Gjenet shfaqin edhe dashurinë; gjyshi im nga nëna, ka qenë një valltar i pazëvendësueshëm i asaj krahine që vjen nga Hogoshti (Kamenicë), një fshat i valles stërmbushur me lodragji

E larmishme dhe autentike, vallja shqiptare është e pasur me ritme, hapa dhe me mënyrën e vallëzimit. Ju keni bërë shumë koreografi, cila prej tyre ju është më e dashura?
Unë kam krijuar më shumë se 13 koreografi , të gjitha të mbështetura në tabanin artistik. Të gjitha janë të dashura, por më të veçanta janë vallja me motive të Karadakut, Dasma kosovare, Dardharja si dhe Vajzat e Sharrit.

Për përshtypjen e tërësishme janë me rëndësi loja, kënga dhe muzika. Sa është e vështirë që këto tri segmente të harmonizohen?
Ato që i ke dhunti nga Zoti dhe me një punë sistematike, aspak nuk japin vështirësi harmonizimin e tyre, e këtë më së miri e konkretizon vallja.

Sa ka rëndësi pamja e veshjeve popullore në paraqitjen e tërësishme?
Veshja popullore është kulmi i çdo valleje, sepse bënë dallimin mes valleve të krahinave tjera, shton shikueshmërinë, jep elegancën dhe të bukurën skenike.

Kush ka më shumë ndjenja për ritmin, meshkujt apo femrat?
Femra është bukuria që tërheq dhe shton gjithë ato që i ke përbrenda në shpirt, andaj është edhe ajo që i afron valles buzëqeshje dhe ritëm.

Çfarë mendoni për prurjet e reja në folklorin popullor?
Prurjet e reja më së miri shihen në Festivalet gjithëkombëtare, ku edhe unë, jam pjesë e tyre si anëtar jurie. Është për të ardhur keq, fajtor janë institucionet, e jo entuziastët e shumtë që kemi.

Ansamblet tona folklorike janë të bukura dhe të njohura në botë. A është edhe qëllimi juaj që të promovoni elemente tradicionale të kulturës sonë nëpërmjet teknologjisë moderne?
Ansamblet e kulturave shtetërore janë ambasadori më i mirë i paraqitjeve të vlerave dhe karakterit të një populli, por gjithmonë duke ruajtur traditën dhe ritmin muzikor, kurse modernja është avancim i kulturës së një populli mbi vlerat e folklorit.

Keni shkëlqyer në një sërë prezantimesh nëpër vende të ndryshme të botës? Si ndiheshit pas shfaqjeve?
Kam pasur fatin të paraqitem në të gjitha kontinentet me kulturën e popullit tim, gjithmonë nëpërmjet ritmit. Është një ndjesi që të kaplon jetën.

Prej kohësh keni qenë anëtar aktiv i Ansamblit Kombëtar. Si ishte dikur dhe a po e ruan ende shkëlqimin e dikurshëm?
Afërsisht pesë vjet kam udhëheq Ansamblin kombëtar “Shota”, ku kam marrë edhe çmimin e tretë në botë në Seul të Koresë Jugore, kurse për gjendjen sot, pyetni ata.
Asnjë institucion nuk jep vlera nëse nuk e udhëheq ai që thirret për profesionalizëm. Fatkeqësisht, Ansamblin e ka përfshirë politika dhe është aty ku është mjerimi. Këtë mund ta vërtetoni edhe në bazë të paraqitjeve që ka.

Cili është vlerësimi juaj lidhur me mbështetjen dhe kujdesen e institucioneve shtetërore, tashmë kur ky art sikur po tkurret nga artistët?
Politikat që i bënë mediokritët në çdo pore të jetës, shkatërruan tërësisht edhe kulturën më të vjetër në Ballkan, kulturën tonë shqiptare. Po e citoj Konicën e madh “ruaje Zot Shqipërinë prej shqiptarëve”, ndërsa unë po them “ruaje Zot Kosovën prej matrapazëve”.

Sikur ekziston bindja se, këngëtareve tona, iu mungon një përgatitje profesionale e kërcimit. A e ndani ju këtë mendim dhe a ka kërkuar dikush nga ju që të mësojnë këtë art fisnik?
Disa, kanë trokitur para lufte, atëherë kur edhe kishim këngëtare. Tash këngëtare, nuk kemi dhe po e them me shumë përgjegjësi. Jam shumë i hapur të ballafaqohem me këtë vlerësim në çdo kohë.

Pa dyshim që vallëzimi është edhe pjesë e kulturës, mirëpo edhe terapi kundër stresit, posaçërisht në këto kohë “të vështira” në të cilat po jetojmë?
Vallëzimi është gjuha e një populli që komunikon me çdo kulturë botërore, kurse është shëndeti që nuk njeh stres.

Cila është mënyra juaj e motivimit të valltarëve që nga dita në ditë të përpiqen të bëhen sa më të mirë dhe sa më të suksesshëm?
Aq kemi rini të çiltër që motivimin ma rrisin dhe nganjëherë ia marr vetes inati, pse punoj kaq shumë kur ata që duhet të përkrahin, të rëndojnë për sukseset që bëjmë. Megjithatë, nuk do të ndalem, përveç që punoj me gjashtë ansamble me mbi njëmijë të rinj, jam edhe profesor fakulteti me dy lëndë, Etnokoreologji dhe Antropologji e festivaleve.

Përveç këtij arti, keni hobe të tjera keni?
Më pëlqen të luaj pingpong, shah, por kam luajtur shumë dhe futboll.

Cilat janë planet tuaja dhe a ka diçka që keni dëshirë ta bëni e që deri tani nuk ju është dhënë rasti?
E vetmja dëshirë imja është që, te jem aty ku mund ta ndihmoj kulturën e popullit tim dhe të bëjë gërshetimin me kulturat botërore. Po pres… /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori