LAJMI I FUNDIT:

Diaspora e zhgënjyer, duhet të stimulohet për investime

Diaspora e zhgënjyer, duhet të stimulohet për investime

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Lutfi Zharku tha se diaspora është një burim i investimeve të jashtme, të cilën e çmojnë dhe e konsiderojnë si një partner të zhvillimit ekonomik.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, deklaruan të mërkurën në Prishtinë se janë duke u munduar të krijojnë kushte të mira të infrastrukturës dhe ligjeve për investime nga diaspora, mirëpo këta të fundit thonë se për këtë duhet të ekzistojë vullneti politik që deri tash ka munguar në Kosovë.

Zharku përmendi mbajtjen e disa konferencave me diasporën dhe se sipas tij, është shumë me rëndësi që kjo kategori është shumë e interesuar për investime në vend, ndërkaq dihet se ata kanë investuar në restorante dhe ndërmarrje tjera të vogla në vendin tonë.

Ndërkaq përfaqësuesi i diasporës, Bashkim Iseni tha se ndjenja e diasporës për investime këtu është si frustrim dhe një ndjenjë jo miradije, kur dihet se një pjesë e tyre janë munduar të kthehen pas luftës dhe të investojnë, por janë ndarë me një lloj zhgënjimi dhe pakënaqësie, e cila duhet të përmirësohet.


Ky zhgënjim, sipas tij, ka ardhur menjëherë pas luftës kur Kosova ka qenë në një situatë anarkike, mirëpo shpresojnë se Kosova është duke punuar energjikisht për këtë çështje, kur dihet se diaspora mund të jetë një shtyllë e mirë afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

Konferenca është organizuar nga Forumi për Iniciativa Demokratike (FID), Agjencia e Kosovës për Përkrahjen e Investimeve (IPAK), Zyra e kryeministrit për çështje jorezidente dhe Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori