LAJMI I FUNDIT:

Diaspora, 30 milionë euro më pak

Diaspora, 30 milionë euro më pak

Diaspora kosovare gjatë vitit 2009 i ka dërguar 505.2 milionë euro, apo 30.2 milionë euro më pak se në vitin 2008, në të cilin vit ishin dërguar 535.4 milionë euro. Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës ka thënë se të dhënat për sasinë e dërgesave për tremujorin e parë të vitit 2010 ende nuk janë përpunuar. Por, ai ka thënë se ato shumë shpejt do të publikohen zyrtarisht.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 505.2 milionë euro, sa kanë qenë dërgesat nga jashtë në vitin 2009, afër 40 për qind e tyre kanë ardhur nga Gjermania.

Bashkatdhetarët nga Zvicra kanë dërguar mbi 20 për qind të dërgesave nga jashtë, apo rreth 100 milionë euro. Pas Zvicrës, me bashkatdhetarët nga Italia bëjnë pjesë me mbi 10 për qind të remitancave, Austria 6, Suedia, SHBA-ja, Franca dhe Belgjika me nga 3 për qind.
Muhamet Sadiku, ekspert i ekonomisë, ka thënë se çdo rënie e remitancave ndikon drejtpërdrejt në rënien e konsumit.
“Mbi 90 për qind e dërgesave nga jashtë, duke mbuluar një pjesë të madhe të shpenzimeve të familjeve, ndërsa një pjesë e madhe e tyre si burim kryesor ende kanë dërgesat nga jashtë”, ka thënë Sadiku.
Ai është shprehur se remitancat bëjnë pjesë me rreth 15 për qind në bruto-produktin e vendit, prandaj rënia e tyre do të ketë ndikim direkt në bruto-produktin e vendit.
“Rënia e remitancave në mënyrë direkte do të ndikojë në rënien e konsumit, i cili do të ketë ndikim në bruto-produktin.

Çdo lëvizje negative e remitancave do të ndikojë negativisht edhe në familjet që varen nga to”, ka potencuar profesor Sadiku.
Ndërsa, sa i përket mungesës së investimeve nga diaspora, Sadiku ka thënë se për të gjithë investitorët, motivet për të investuar në Kosovë janë të njëjta, “që të krijojnë profite”. “Kosova duhet të krijojë ambient miqësor për të gjithë investitorët që vijnë nga jashtë.


Edhe diaspora nuk do të vijë në Kosovë, vetëm sa për të thënë se ka investuar, por do vijë për të siguruar profitet e veta”, ka pohuar ai.
Sadiku ka thënë se në përgjithësi fluksi i investimeve në Kosovë është në rënie, prandaj ai ka kërkuar që të dinamizohet reforma strukturore, si dhe të rritet transparenca gjatë privatizimeve.
Mehë Elshani, nga Fushë-Kosova, i cili ka 8 vjet që jeton dhe punon në Danimarkë, ka thënë se që nga viti 2008, kur ka filluar kriza globale e financave, është ndikuar edhe Danimarka. Ai ka thënë se ndërmarrjet në atë shtet kanë filluar t’i ulin investimet dhe në disa raste t’i shkurtojnë vendet e tyre të punës.
“Fatmirësisht, unë punoj në sektorin e hotelerisë, si “picamen”, një sektor që preket i fundit nga kriza, pra nuk është ndier kriza ende”, ka thënë Elshani.
Megjithatë, sipas tij, ka shumë bashkatdhetarë të cilët i kanë humbur vendet e tyre të punës.

Në Danimarkë gjatë viti 2009 ka pasur 1 mijë e 365 falimentime. Ndërsa, trendi i falimentimeve të firmave ka vazhduar edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Që nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2009 diaspora kosovare, sipas statistikave të BQK-së, ka dërguar në Kosovë 2 miliardë e 798 milionë euro.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se që nga viti 2004 kemi pasur një trend të rritjes së dërgesave nga jashtë.

Në vitin 2004 dërgesat nga jashtë kanë pasur vlerën 357 milionë euro, në vitin 2005, 418 milionë dhe në vitin 2006, 467 milionë euro. Në 2007 kanë vazhduar të rritet sasia e dërgesave nga jashtë, duke arritur në 515.6 milionë euro, kurse më 2008, remitancat kanë pasur vlerën e 535.4 milionë euro.

Kriza globale e financave që pati prekur vendet perëndimore në vitin 2009 ka ndikuar që dërgesat nga jashtë të bien për 30 milionë euro. Në vitin 2009 remitancat kanë pasur vlerën e 505.2 milionë eurove

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori