LAJMI I FUNDIT:

Di Canio: Diego më i mirë se Kaka

Di Canio: Diego më i mirë se Kaka

Sulmuesi i dikurshëm i Lazios dhe Juventusit, Paolo Di Canio, është emri më i fundit nga bota e futbollit që e ka lëvduar mesfushorin e Juves, Diego.

“Ai është i vetmi ‘trequartista’ (mesfushor ofanziv prapa sulmuesve) i vërtetë në botë. Ai është model se si duhet një lojtar të lëvizë nëpër fushë. Është shumë vështirë për ta ndaluar dhe kualitetet e tija teknike janë mbi mesatare”.

“Mënyra se si e interpreton rolin e tij, është e nivelit të lartë. A është ai më i mirë se Kaka? Po, ish-lojtari i Milanit nuk mund të vallëzojë nëpër fushë siç bën Diego”, ka thënë Di Canio për “Tuttosport”.