Njerëzit janë diçka unike në planetin Tokë dhe mbetet një mister i madh mënyra se si ata evoluuan. Cilat ishin hapat e parë sipas teorisë së evolucionit? Pse evoluuam në këtë mënyrë dhe jo në një drejtim tjetër? Pse jemi të vetmet specie njerëzore të mbetura? Çfarë rrugësh të tjera mund të kishim ndjekur?
1. Pse truri jonë rritet?
Nuk ka dyshim që truri jonë i ka dhënë njerëzve një avantazh të jashtëzakonshëm në botë. Truri i njeriut është një organ jashtëzakonisht i shtrenjtë, që përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Truri përdor më shumë se 1/5 e energjisë së trupi. Njeriu i dy milionë viteve më parë nuk kishte tru më të madh se majmuni, por një mundësi ekziston që zmadhimi i trurit ka ndihmuar të parët tanë për të krijuar objekte më të mira. Truri më i madh na ndihmon të bashkë-komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin.
2. Pse njerëzit ecin me dy këmbë?
Paraardhësit tanë kanë evoluar edhe në mënyrën e qëndrimit edhe përpara se të shpikeshin mjetet e gurit. Por, pyetja është se pse ne nuk ecim si majmunët me katër këmbë? Mbase sepse të ecurit me dy këmbë na bën të përdorim më pak energji. Duke lënë të lirë krahët, ka ndihmuar paraardhësit tanë për të mbledhur më shumë ushqim. Duke qëndruar drejt ata kanë mundur të kontrollojnë temperaturën e trupit.
3. Çfarë ndodhi me qimet tona?
Pyetja që është shtruar gjithnjë ka qenë se pse ndryshe nga majmunët njerëzit nuk kanë qime? Një sugjerim është se paraardhësit tanë i hoqën qimet për të qenë më të freskët gjatë motit të nxehtë. Një tjetër sugjerim është se njerëzit i hiqnin qimet për të mbajtur parazitët larg që mos të prekeshin nga ndonjë sëmundje
4. Pse u zhdukën të afërmit tanë?
Afër 24 mijë vjet më parë, speciet tona, Homosapiens, nuk ishin të vetëm në botë, por të afërmit tanë, neandertalët ishin ende gjallë. Gjithashtu mendohet se në Indonezi ka ekzistuar një tjetër racë e quajtur Homo, që arriti të mbijetonte deri 12 mijë vjet më parë. Po pse mbetëm vetëm ne gjallë? Disa prova tregojnë se ne kemi arritur t’u bëjmë ballë infeksioneve e vështirësive mjedisore
5. A po përshpejton evolucioni i njerëzimit?
Provat e fundit sugjerojnë që njerëzimi jo vetëm po evoluon, por se po përshpejton në evoluimin e tij. Disa shkencëtarë e sfidojnë vërtetësinë e kësaj prove, duke thënë se është ende e paqartë për të vërtetuar përshpejtimin, kjo pasi, dietat jo të shëndetshme dhe sëmundjet mund ta bllokojnë një gjë të tillë.
6. Ç’kuptojmë me “Hobbit”?
“Hobbit” është pseudonimi i përdorur për të treguar skeletet e vogla të gjetura në ishullin indonezian të Flores në vitin 2003, një specie humane në zhdukje. A janë këto skelete shembuj të homosapiensit të deformuar? Nëse zgjidhet ky mister do të mund të hidhet dritë mbi shtigjet radikale të cilat evolucioni i njeriut ka ndjekur
7. Pse njerëzimi modern u përhap përtej Afrikës 50 mijë vjet më parë?
Rreth 50 mijë vjet më parë, njerëzit modernë u zgjeruan përtej Afrikës, duke u përhapur shpejt në të gjithë botën për të kolonizuar të gjitha kontinentet përveç Antarktidës. Një numër shkencëtarësh e kishin këtë emigrim me një mutacion që transformoi trurin tonë, duke na udhëhequr drejt përdorimit të gjuhës e duke na lejuar të përdorim mjete më të sofistikuara.
8. A kemi bërë seks me neandertalët?
A jemi përzier me racën e neandertalëve? A përmbajnë speciet tona gjene të mbetura nga të afërmit e atëhershëm të zhdukur? Disa shkencëtarë sugjerojnë që neandertalët nuk kanë vdekur, por ata janë bërë pjesë e njerëzimit modern.
9. Kush ishte hominidi i parë?
Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë hominide antike të të gjitha kohërave, përfshi këtu edhe paraardhësit tanë apo të afërmit e lashtë. Ata po kërkojnë shumë për t’i dhënë përgjigje pyetjes themelore të evoluimit të njerëzimit.
10. Nga vijnë njerëzit modernë?
Pyetja më e debatuar në disiplinën e evoluimit njerëzor është se nga evoluan njerëzit modernë. Sipas hipotezave të ngritura, njerëzit modernë evoluan në Afrikë dhe pastaj u përhapën në të gjithë botën, duke zëvendësuar popullatat ekzistuese. /Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë