LAJMI I FUNDIT:

Devolli Princ Caffe Turke ndau shpërblimin e a madh të radhës

Devolli Princ Caffe Turke ndau shpërblimin e a madh të radhës

Me vetëm 70 cent Sahit Kurti piu kafe disa ditë dhe u bë me makinë të re. Kjo ngase burrit nga Mitrovica në paketimin 100gr të kafesë Princ i qëlloi shpërblimi Peugeot 2008 në vlerë rreth 12.000 euro.
Devolli Auto
Kurti tregon momentin kur i buzëqeshi fati. ”Shoqja ka bërtitë, ajo u gëzua tepër, e unë i thashë ngadalë, mos u ngut njëherë ta shohim me të vërtetë a jemi fitues a po jo”. E tash kur ai e di sigurt që vetura është e tij, ai ka menduar çfarë do të bëj me veturën e vjetër.

“Golf 2 do ta shes, se është vjetruar, i ka 35-36 vjet”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq kompania “Devolli Corporation” ka ende shpërblime për konsumatorët besnik të saj. ”Tre vetura i kemi dhuruar, ndërsa edhe 3 vetura të tjera presin fituesit fatlum” tha Visar Ahmeti, përfaqësuesi i kompanisë. Përveç 3 veturave, në lojë janë edhe shumë shpërblime të tjera, dhe deri tani përveç në Mitrovicë, edhe dy vetura të tjera u fituan në Pejë dhe Ferizaj. /Telegrafi/