LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Welle: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të hapen, por me kushte

Deutsche Welle: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të hapen, por me kushte

Deputeti socialdemokrat gjerman, Christian Petry, ka thënë për Deutsche Welles, se partia e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”.

Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së bashku në procesin çeljes së negociatave.

Shanset duken të mira që kancelarja kësaj radhe t’ua mbushë mendjen edhe kolegëve më skeptikë të saj që ta shohin Shqipërinë me sy më pozitiv dhe të japin “po”-në e premtuar qysh në qershorin e vitit 2018.


Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e paralajmëron hapjen e negociatave me kushte, pasi në prononcimin pas takimeve në Berlin, tha se nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap.

“I gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori