LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja rreth Dani Olmo te Barcelona: Ora e saktë e prezantimit dhe numri i fanellës

Detaje të reja rreth Dani Olmo te Barcelona: Ora e saktë e prezantimit dhe numri i fanellës

Dani Olmo ka përfunduar testet mjekësore te Barcelona dhe do të prezantohet zyrtarisht nga klubi në orët në vijim.

Rikthimi i një fëmije të Barcelonës aty ku nisi gjithçka. Nënshkrimi i Dani Olmos për katalanasit tani që ai është në kulmin e karrierës së tij do të jetë më shumë se një punë, do të jetë një kthim në shtëpi, një rikthim në rrënjët e tij, në terrenin ku filloi rrugëtimin e tij.

Gjithçka ka mbaruar, Dani ka kaluar kontrollet mjekësore të mërkurën dhe gjithçka është gati për të siguruar kontratën dhe për t’ia paraqitur tifozëve të Barcelonës pasi ka kaluar plot një dekadë që nga largimi i tij drejt Dinamo Zagrebit.


Vetëm disa orë larg zyrtarizimit, Dani Olmo do të prezantohet të premten si lojtar i ri i Barcelonës
Lexo po ashtu Vetëm disa orë larg zyrtarizimit, Dani Olmo do të prezantohet të premten si lojtar i ri i Barcelonës

Ai do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2030 dhe Barcelona pagoi te Leipzig 55 milionë euro për të, me 7 milionë të tjera bonuse.

Edhe pse klubi katalanas ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht, ‘Jijantes’ zbulon se prezantimi i tij do të bëhet nesër, e premte 9 gusht.

Në orën 11:00, Dani do të nënshkruajë kontratën me presidentin Joan Laporta në fushën e Tito Vilanova në Ciutat Esportiva dhe më pas në orën 12:15 do të përshëndetet nga gazetarët në një konferencë për shtyp.

Gazeta katalanase Sport njoftoi se Olmo do të veshë fanellën me numrin 20 në shpinë, që është numri i Sergi Roberto, të cilit i ka skaduar kontrata me klubin më 30 qershor. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

La Liga
Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori