LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Qytetarët e Koresë së Veriut janë në mesin e atyre që pëlqejnë ta ndjekin Ligën Premier, por tifozët e futbollit atje e kanë të ndaluar t’i shkojnë tri skuadra angleze. 

Elita e futbollit anglez është një produkt global që ndiqet nga miliona njerëz anembanë botës ku 20 ekipe takohen me njëra-tjetrën gjatë sezonit. 

Kjo përfshin edhe Republikën Popullore Demokratike të Koresë – Korën e Veriut – e cila udhëhiqet nga diktatori Kim Jong Un, i cili e pasoi babain e tij Kim Jong Il pas vdekjes së këtij të fundit në vitin 2011. 


Korea ka qenë e ndarë në veriun komunist dhe jugun demokratik para luftës koreane, e cila nisi në vitin 1950. 

Lojtarët e Koresë së Veriut të cilët luajnë në Ligën Premier kanë bërë që ndeshjet e disa ekipeve të mos lejohen të transmetohen në televizionin shtetëror të vendit. 

Kjo do të thotë që ndeshjet që përfshijnë Tottenhamin, Wolves dhe Brentford nuk mund të përcillen nga tifozët atje. 

Ky vendim i marrë nga Kim Jong Un ka të bëjë kryesisht për shkak të prezencës së Son Heung-Min, Hwang Hee-Chan dhe Kim Ji-Soo për këto skuadra. 

Ndeshjet shfaqen në Korën e Veriut katër muaj pasi janë luajtur, që do të thotë se ndeshjet e fillimit të këtij sezoni që janë luajtur në gusht, aktualisht janë shfaqur vetëm gjatë janarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks

"Nuk është hera e parë", Pep Guardiola qesh me pretendimin e Fabio Capellos se spanjolli i ka bërë "dëm të madh futbollit"

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori