LAJMI I FUNDIT:

Dështon tenderi për operatorin e katërt celular në Shqipëri

Dështon tenderi për operatorin e katërt celular në Shqipëri

Ka dështuar tenderi për licencën e telefonisë mobile në Shqipëri ku konkurrent ishte edhe Post Telekomi I Kosovës në konsorcium me 5 kompani dhe me një biznismeni shqiptar e cila edhe ofroi ofertën më të mirë gjë që u vlerësua si e vetmja ofertë e përgjegjshme në këtë garë.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri ka njoftuar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka s’kualifikuar njërën nga kompanitë. Në garë kanë qenë dy shoqëri përkatësisht kompania nga Shqipëria “Univers PG” dhe ajo kosovare “PTK”.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk ka bërë publike emrin e kompanisë së s’kualifikuar, por vetëm ka njoftuar se ajo nuk ka plotësuar kërkesat për kualifikim, të përcaktuara në dokumentin e tenderit. Mësohet se kompania e diskualifikuar është ajo nga Shqipëria "Univers PG", ndërkohë e kompani e vetme në garë ka mbet PTK-ja. Në kushtet e mungesës së konkurrencës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka ndërprerë procedurën e tenderit.

Ky institucion gjithashtu ka deklaruar, se hapat e mëtejshëm do të ndërmerren pas përfundimit të afatit të ankimit nga kompanitë në fjalë.


Ndryshe në garë për operatorin e katërt mobil në Shqipëri ishin “Univers PG”, kompani shqiptare me partnere kompaninë afrikane “Telmar”, e cila ofroi 5 milionë euro, kompania e dytë ishte PTK me partnere “ACI” që ofroi 7.2 milionë euro dhe kompania e tretë ishte suedezja “Tele 2” e cila nuk bëri ofertë por thjesht paraqiti planin e biznesit të saj.

Futja në treg e kompanisë së katërt të telefonisë mobile në Shqipëri pritet të rrisë më tej konkurrencën. Aktualisht në këtë treg ofrojnë shërbimet e tyre kompanitë “AMC”, “Vodafon” dhe “Eagle mobile”. Sipas të dhënave zyrtare, tregu i telefonisë celulare në vendin tonë numëron rreth 2.5 milionë abonentë. /Telegrafi/Balkaweb/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori