LAJMI I FUNDIT:

Dështim pas dështimi: Wayne Rooney shkarkohet përsëri

Dështim pas dështimi: Wayne Rooney shkarkohet përsëri

Pas një karriere fenomenale si lojtar, 39-vjeçari Wayne Rooney nuk po mund ta gjejë lumturinë në postin e trajnerit, ndërsa tani është shkarkuar edhe nga bankina e Plymouth Argyle.

Humbja e së dielës ndaj Oxfordit me rezultat 2-0 ishte e 13-ta për Plymouth këtë sezon dhe drejtuesit e klubit vendosën të falënderojnë Rooneyn për bashkëpunimin.

Zyrtarisht u ra dakord për një ndërprerje reciproke të kontratës, por duket qartë se drejtuesit e ekipit të fundit në tabelën e Championship ishin ata që vendosën të ndahen me legjendën e futbollit anglez.


“Plymouth Argyle mund të konfirmojë se klubi dhe trajneri Wayne Rooney kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm. Nga klubi do të largohen edhe ndihmës-trajneri Mike Phelan dhe trajneri i ekipit të parë Simon Ireland”, thuhet në njoftim.

Rooney e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2020 ndërsa ishte ende lojtar i Derby County. Në sezonin e parë arriti të qëndronte në Championship, por në të dytin ra në nivelin e tretë të futbollit anglez dhe dha dorëheqjen.

Në korrik të vitit 2022, ai u bë trajner i DC United në MLS dhe pas vetëm një viti u shkarkua.

Në tetor 2023, ai u bë trajner i Birmingham City, dhe më 2 janar u shkarkua pas vetëm dy fitoreve në 15 ndeshje, pas së cilës mori drejtimin e Plymouth. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori